Thaçi priti lobistin e madh serb

Republikani Dan Burton buzëqesh në këtë foto gjatë takimit të djeshëm në qeveri teksa i shtrëngon dorën kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Por, përtej historisë së kësaj fotografie Burton ka ndjenja të forta kundër shtetit tonë.

Thaçi priti lobistin e madh serbDuke parë biografinë e tij, portali Indeksonline ka gjetur se Burton angazhohet fuqishëm kundër Kosovës. Këtë e bën më së miri duke qenë bashkëkryesues i Këshillit Kombëtar Serb në Amerikë.
Burton kishte shkuar kaq larg në vitin 1999 saqë kishte paraqitur në Kongres propozimin për të shkatërruar NATO-n në mënyrë që të ndalonte bombardimin e Millosheviqit që po vriste shqiptarët në Kosovë.
Burton druante nga “esktremizmi islamik” në Kosovë, dhe në një editorial në Foreign Policy në gusht 2007 thoshte se “serbët e krishterë të mbetur në Kosovë jetojnë në enklava të mbrojtura nga NATO-ja nga frika e dhunës së muslimanëve shqiptarë”.

“Një ndarje e dhunshme e Kosovës nga Serbia që e ka atë çerdhe të jetës kombëtare dhe shpirtërore, mund të rezultojë në një shpërthim të demokracisë serbe, me pasoja negative të panumërueshme. Shkurt, një pavarësi e imponuar e Kosovës do ta kthente rajonin një dekadë prapa”, shkruante Burton në atë kohë.


Më tutje, ai besonte se pavarësia e Kosovës do të ishte një vend ideal për radikalët islamikë.

Dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 19 shkurt 2008, Burton i njoftonte zgjedhësit e tij në Indiana se “Kosova iku nga përpjekejt paqësore për ta zgjidhur statusin e provincës duke shpallur njëanshëm pavarësinë nga Serbia”. Kjo sipas tij përkundër qëllimit të mirë të Beogradit për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Burton merr miliona nga lobi serb në SHBA, dhe në Prishtinë bashkë me dy kongresistë të tjerë erdhi nga Beogradi.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni