Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut gjatë vitit 2023 për Kosovë është përmendur edhe sulmi ndaj gazetarit, Valon Syla, për komentet ndaj një imami nga Prizreni.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Syla, i cili ka falënderuar shtetin amerikanë dhe ka thënë se po ndihet mirë më punën që bën si gazetar.

“Po ndihem shumë mirë dhe i mbështetur fuqishëm për punën që po bëjë si gazetar e publicist. Faleminderit Amerikë. Sot Departamenti i Amerikan i Shteti ka publikuar Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, dhe në pjesën për lirinë e medies e shprehjes, përmendet sulmi fizik ndaj meje për komentet ndaj ‘mulla mercedesit’ dhe tregon se për këtë ka pasur një proces gjyqësor ku janë dënuar sulmuesit fanatik fetar”, ka shkruar Syla në Facebook.

Syla ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë për punën e tyre në rastin e tij.

“Poashtu ndihem shumë i mbështetur edhe nga puna e mire e policisë së Kosovës dhe drejtësisë kosovare në rastin tim që u sollën profesionalisht dhe shpejt. Por për të gjitha këto u desht të tregohet edhe guxim e durim profesional edhe nga ana ime që nuk u dorëzova deri në fund. Sikur unë në vitin 2023 janë sulmuar dhe lenduar rreth 30 gazetarë të tjerë në Kosovë. Andaj as ju miq e kolegë gazetarë mos u dorëzoni dhe duroni se do të gjeni mbeshtetjen si unë”, ka shkruar më tutje Syla.

Për fund SYla nuk ka harrua të falënderojë edhe mediat, akademikët dhe politikanët kosovarë për mbështetjen.

“Faleminderit Kosovë, faleminderit Amerikë. Po ndjehem mirë. Po ndjehem i frymëzuar dhe i mbështetur, e më së shumti po ndjehem i kënaqur se puna ime nuk ka shkuar në vesh të shurdhët. Faleminderit edhe juve miq, media dhe akademikë e politikanë kosovarë që më mbështetët gjithnjë”, ka përfunduar Syla.

SHPËRNDAJE