Në katër komunat veriore ka nisur procesi i votimit “për” ose “kundër” shkarkimit të katër kryetarëve.
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një intervistë me gazetaren e Telegrafit, Elfije Boletini, tha se gjithmonë ka qenë skeptik sa i përket kësaj forme të zgjedhjeve nëse do të ketë sukses.
Sa i përket bojkotimit të Listës Serbe, Zeqiri tha se kjo parti ka frikë të ballafaqohet me realitetin.
“Qëndrimi i Listës Serbe është se nuk guxon të ballafaqohet me realitetin, sepse viteve të kaluara nuk është matur asnjëherë me votën reale. Ka menduar se do të ketë proces të parregullt, tash është një situatë tjetër, ku secili subjekt kanë komisionarët e vet, kur e ka pa ketë monitorim është tërheq nga frika për realitet”, ka thënë mes tjerash ai.