Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it, nuk është futur në rend të ditës në seancën e sotme.

Kjo pasi vetëm 26 kanë votuar për, ndërkohë 40 kanë qenë kundër dhe një abstenim.

Ndryshe, nè fillim të seancës Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që të plotësohet rendi i ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja kërkon që të futet në rend dite një debat parlamentar për të gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“I kërkoj seancës të plotësoj rendin e ditës me mocion përmbajtjesor. Ne kërkojmë debat parlamentar me të gjeturat e raportit të DASH-it. Ka të gjetura mjaft shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, tha Tahiri. Ai shtoi se raporti ka përshkrim ku kemi korrupsion serioz në qeveri.

Ndërsa, Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari–Lila, pas fjalimit të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk pajtohet me të që të diskutohet në seancën e sotme për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

“E falënderojmë PDK-në për propozimin dhe vënien në spikamë të një raporti kredibil të një raporti amerikan, të gjeturat e këtij raporti kanë qenë gjithmonë të rëndësishme duke e ditur edhe hapësirën për diskutim,” tha Kusari-Lila.

Ato që përmendi Tahiri, Kusari-Lila nuk u pajtua, pasi, sipas saj, ato që përmendi ai ishin vetëm ato elemente çështje të qeverisë.

“Nga pozicioni opozitar nuk mund ta bënte ndryshe.”

SHPËRNDAJE