Prokuroria e Shtetit bashkë me hetuesit policorë tashmë kanë nisur planin operativ për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës.

Kështu ka thënë për Portalin Dukagjini, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula.

“Tashmë katër prokurorët janë në qendrat e votimeve në katër qendrat kryesore -Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok e Mitrovicë e Veriut së bashku me hetuesit e Policisë së Kosovës”, tha ajo.

Pula theksoi se prokurori i shtetit bashkë me PK-në është në dispozicion për të mbrojtur votën.

“Prokurori i shtetit bashkë me PK është në dispozicion në mbrojtje të votës dhe eventualisht keqpërdorimit të drejtës së votës. Prokurorët tani janë në stacionet policore në katër komunat dhe do të operojnë bashkë me hetuesit e PK-së”, ka thënë ajo.

SHPËRNDAJE