Ambasadori amerikan William Walker në bisede me gazetarin e Agjenicse se lajmeve “Presheva Jonë”

Preshevë, 7 mars -Jemi deshmitar se ish-Ambasador i OSBE-së, William Walker ndryshoi rrjedhën e historisë dhe zhvillimeve në Kosovë. Të gjithë shqiptaret e njohin për shkak të kontributit të tij që çoi në intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë. Ne nje bisede eksluzive per agjencine e lajmeve «Presheva jone» ambasadori amerikan William Walker fjet per here te pare per shqiptaret e Lugines së Presheves, pastaj per dialogun e Brukselit, per specialen, kembimin e territoreve mes Kosoves dhe Serbise, per lideret e Presheves, per (mos) angazhimin e Tiranes dhe Prishtines ne Lugine.

Te rrespektohet integriteti territorial i Kosovës. Para ideve per kembimin e territoreve mes Kosoves dhe Serbise, te perqendrohemi në reciprocitet mes Veriut dhe Luginës së Preshevës

Résultat de recherche d'images pour "William Walker kosovo"Se cfare mendon per zhvillimet dhe situaten aktuale ne Kosovë, 10 vjet pas pamvaresise ambasadori Wolkeri fillimisht thote se “Ne Kosovë eshte bëre shume, si rezh zhivllimit te vendit ashjut edhe te intgegirmeve, sidomos ne kohen kur Rugova ishte ne krye te shtetit, ku edhe u njoh Kosova masovikisht nga shume vende botorore.  Ai ka pranuar se nuk ka raporte të mira me lideret kosovare. I shqetësuar me zhvillimet e fundit dhe i zhgënjyer me ta, sipas ish-shefit të misionit vëzhgues të OSBE-së Kosova nuk po shkon në rrugë të duhur dhe nuk beson në lidershipin e atjeshëm, ndërsa respekton institucionet e vendit, por jo edhe njerëzit që i udhëheqin ato. Keto deshtime sipas tij, po verehen me ngecjen e lobimit dhe integrimeve si papunesise se madhe ne vend bashk me korrupcion dhe krimin e organizuar, dukuri keto qe kane penguar investitoret e huaj dhe integrimet ne instancat nderkombetare.

Se cfare mendon për Gjykatën Speciale, nëse nuk do të votohej para 3 viteve, a do te lekundeshin raportet me SHBA dhe BE? Wolkeri ne vazhdim poho se “Jo, ska te bëj me kete, nuk mendoj, në fakt unë nuk kam qenë këtu, edhe pse nuk kam marrur pjesë në ato procese, megjithate mund të them se Gjykata Speciale tashme është krijuar, unë kam qenë në fillim kundër konceptit, por nuk e di, nësë hipotetikishtë do ta marrim se cka do të ndodhte nëse qeveria do ti thoshte jo, është e vështirë ta them, por besoj që ka qenë një presion i fuqishëm ndaj Thaqit, parlamtetit ndaj politikanëve për ta krijuar Gjykatën Speciale. Unë jam kundër kësaj gjykate sepse shihet një disproporcion, cka të bëjmë me serbët të cilët gjithashtu kanë marre pjese ne lufte!?..”

Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet te kete nje qasje me te madhe në Lugine jo per hater, por si obligim

Résultat de recherche d'images pour "William Walker kosovo"Lidhur m Luginen e Preshevës ambasadori amerikan William Walker eshte i shtqetesur per sitauten e te drejtave te njeriut, ne këte rast të shqiptareve etnik ne keto vise.

“Kemi degjua e e lexuar raporte te shumta nderkombëtare se shqiptaret etink te Lugines se Preshevës vazhdimisht ankohen se janë qytetarë të rendit të dytë, se qeveria i neglizhon, se nuk kanë të drejtë në përdorim të simboleve kombtare etj. Besa ne kete drejtim per situaten e krijuar ne Lugine kane nje faj edhe vete lideret e atjeshem qe nuk punojne shume ne kete drejtim dhe nuk jane kembëngules, jane lojal ndaj Beogradit. Nese nuk bejnë gje bile te realizojne premtimet gjate fushtave zgjedhore per shqiptaret e atjeshem per nje jete me te mire. Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet te kete nje qasje me te madhe në Lugine jo per hater, por si obligim.  Nisur nga kjo situate e brisht, per momentin para ideve per kembimin e territoreve, mendoj se duhet te perqendrohemi ne reciprocitet, si nje ide e qelluar. Te rrespektohet integriteti territorial i Kosovës. Sidoqofte, mendoj se ate status qe posedojne serbet e veriut, po ashtu te kene edhe shqiptaret ne Serbi sidomos ata ne Luginen e Preshevës, si shumice. Jemi deshmitar, se serbët në Kosovë gëzojnë të drejtat e pakicave sikur në asnjë vend tjetër në botë, mendoj se duhet të insistohet në atë drejtim dhe me Preshevën..” ka thëne ne këte interviste për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ambasadori amerikan William Walker.

Ne vazhdim Wolkeri duke folur për Lugine ka pohuar se “Komuniteit nderombëtar ndoshta jo, por Bashkimi Evropian nuk duhet te perdhel serbet e veriut, kurse ne te njejten kohe toleron diskriminimin e shqiptareve etnik ne Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë.”

Si amerikan Wolkeri që respektohet nga shumë njerëz, thotë të ketë shansin e mirë për t’i bashkuar shqiptarët anembanë botës. “Si mik dhe ithtar në aspiratat shumë shpesh të frustruara të personave në komunitetet shqiptare ane e mbarë botës, kam vendosur të angazhohem në një përpjekje serioze për ta shtuar dhe zgjeruar ndikimin e diasporës në ato shtet nga të cilat shumë shqiptarë kanë migruar: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë etj…”, ka thënë në fund te kesaj interviste per “Presheva Jonmë” ambsadori amerikan Wolkeri duke bere fjalë per projektin e tij për t’i bashkuar shqiptarët jashtë vendit.

SHPËRNDAJE