Ish ministri i shëndetësisë i Republikës së Kosovës njëherit psikiatër i njohur, Dr.Ferid Agani, në një bisedë për Agjencinë e Lajmeve Presheva Jonë” ka folur për rikthimin e tij në politikë, pas pastërtisë së tij përballë ligjit, cka e ka penalizuar për vite me rradhë. Agani në këtë intervistë flet për rrugën që do të ndjekin Partia e Drejtësisë dhe partneri i sajë i koalicionit, drejt rikthimit në garë për të fituar besimin e qytetarit. Ai thotë se tendenca për të degraduar familjen është arsyeja kryesore pse po tenton të rikthehet dhe se është i bindur në mbështetjen nga ana e qytetarëve.
“Presheva Jonë” z. Agani, tashmë jeni i liruar nga të gjitha aktakuzat që ju kanë rënduar për kohën sa keni qenë ministër. Si kanë ndikuar këto në dëshirën për të vazhduar me u marrë me politik, kur pra përfundimi ka qenë se jeni akuzuar padrëjtësisht?
Agani: Ju falemnderit për këtë pyetje që shumë rrallë më është bërë nga gazetarët por që e vendos në rrafshin e duhur diskutimin tonë të mëtutjeshëm sepse ndriçon sfondin tim real emocional dhe intelektual pas një procesi shumë të padrejtë dhe të stërzgjatur gjyqësor deri te, në fund, shpallja e pafajësisë sime të plotë.
Megjithatë, dukeqenëse në politikë kam hy duke pas parasysh idealin e kontributit për shtetin tim të dalë nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë në rrethana të paqës nëpërmjet themelimit dhe udhëheqjes së Partisë së Drejtësisë, ky proces i pakuptimtë gjyqësor nuk ka arritë të zbehë dëshirën, vullnetin dhe motivacionin tim për të vazhduar betejën politike për idealet programore të PD-së dhe për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të drejtë dhe prosperues të Kosovës.
“Presheva Jonë” Keni vendosur tashmë të riktheheni në garën politike, për zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025, sa do të ju penalizojë të marrurit me politik në profesionin tuaj, ku të gjithë e dijnë se sa jeni i kërkuar?
Agani: Natyrisht se procesi zgjedhor do të më kufizoj kohën për punën me pacientë por do të bëjë gjithë të mundurën që këtë mungesë pacientët ta ndjejnë sa më pak që është e mundur nëpërmjet konsultimeve on-line dhe punës së zgjatur.
“Presheva Jonë” Së fundi e keni bërë publike edhe koalicionin me AKR-në e z. Behgjet Pacolli me të cilin edhe jeni regjistruar në KQZ, cka ju bashkon juve personalisht me z. Pacolli, por pastaj edhe PD-në dhe AKR-në, në aspektin e programeve?
Agani: Me Presidentin Pacolli na bashkon periudhë e gjatë e miqësisë familjare që filloi me kujdesin tim profesional për prindërit e tij të jashtëzakonshëm, që i kam respektuar si prindërit e mij, qysh nga viti i largët 1986 deri kur janë nda nga jeta, dhe u vazhdua me raporte vëllazërore të dy familjeve qe katër dekada.
Ajo që na bashkon në kontekstin e koalicionit aktual parazgjedhor të PD-së dhe AKR-së me nismën qytetare “… Për Familjen” dhe dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, është përkushtimi ynë i përbashkët për vlerat e mirëfillta të familjes tradicionale Shqiptare për të cilat jemi përkujdesë me kujdes gjatë miqësisë sonë tanimë katërdhjetëvjeqare.
“Presheva Jonë” Në pak paraqitje televizive që keni pas së fundi, duket se keni qenë i sakt në goditje të temave, keni prekur qështjen e familjes, komunitetit LGBT e shumë gjëra të tjera të cilat populli mesa duket i ka pritur mirë. Cfarë në të vërtetë mendoni për konceptin e familjes, a mendoni se vërtetë eshtë e mundur të, së pari ndalet, e pastaj të ndryshohet kodi civil i cili po e pret qeverinë e ardhshme, cilado që do të jetë ajo?
Agani: Vlerësoj, se dispozitat e kodit civil që kanë të bëjnë me organizimin ligjor dhe funksionimin e familjes si dhe dispozitat mbi gjendjen civile dhe shëndetin reproduktiv duhet të rishkruhen dhe të përmbajnë dispozitat ligjore të Ligjit për Familje dhe legjislacionin që rregullon këto çështje e që aktualisht është në fuqi në Kosovë. Nuk ka nevojë për fare ndryshime ligjore në këtë aspekt.
Përpjekja për të miratua dispozita ligjore që hapin rrugë për martesa njëgjinore dhe adaptimin e fëmijëve nga këto çifte, për lejimin e ndryshimit të gjinisë çdo 10 vite prej moshës fëminore vetëm me deklaratë noteriale, për mundësimin e shtatzënisë që rezulton me lindjen e fëmiut i cili kurr nuk do të dinë se kend e ka babë, si dhe me largimin nga terminologjia e dokumentacioneve zyrtare të nominimeve “nëna” dhe “baba” dhe zëvendësimi i tyre me nominimet Prindi 1 dhe Prindi 2, në emër të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, të të drejtës për martesë dhe të shoqërisë më inkluzive janë të papranueshme sepse paraqesin shkelje të drejtëpërdrejtë të të drejtave të fëmijëve si dhe kodit etik e moral të shoqërisë Kosovare në të cilën famlija tradicionale e përbërë nga gruaja, burri, fëmijët (kur i falë Zoti), gjyshja dhe gjyshi, është në qendër të zhvillimeve shoqërore e jo individi, qoftë ai grua ose burrë.
“Presheva Jonë” z. Agani, është ende shumë herët të flasim për këto gjëra, por, në rast të një rezultati të cilin ju e shpresoni në datën e zgjedhjeve, a keni le të themi “vija të kuqe” për ndonjë parti politike, apo kjo do të varet nga negociatat, varësisht kush gjenë hapsirë të përfshijë gjërat e rëndësishme të programit tuaj, si program i qeverisë?
Agani: Nuk do të kemi vija të kuqe pët parti specifike politike, por do të kemi vija të kuqe për subjekte politike që mbështesin propozime ligjore që janë në kubdërshtim me dispozitat aktuale ligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e familjes, që aktualisht janë në fuqi në Republikën e Kosovës.
“Presheva Jonë” A keni synim të riktheheni si ministër i shëndetësië? A ju ka ngelur ndonjë peng të cilin skeni arritur ta përfundoni dhe mezi prisni të riktheni në punët që ju kanë mbetur përgjysmë?
Agani: Njëri prej parimeve të organizimit dhe funksionimit të koalicionit tonë është se në rast të pjesëmarrjes në formimin e qeverisë së ardhshme, kuadrot qeveritare nuk do të zgjedhen nga radhët e deputetëve që e kanë fituar mandatin nga vota e qytetarëve por nga radhët e ekspertëve profesional të lëmive përkatëse. Ajo që është e sigurtë është se dikasteri kryesor që me rastin e pjesëmarrjes eventuale në Qeveri do të aspirojë Koalicioni “… Për familje” është Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të vazhdimit të reformës së ndërprerë shëndetësore në vitin 2015, që ka filluar me elaborimin dhe miratimin e pakos reformuese ligjore gjatë mandatit tim si ministër i shëndetësisë në periudhën 2011 – 2014, ligje këto që edhe këto ditë, të pandryshuara, janë në fuqi. Kontributi im në këtë drejtim nga pozita e deputetit, dhe çfarëdo pozite tjetër ligjore, në cilësin e ideatorit të kësaj reforme shëndetësore, do të jetë një prej prioriteteve të punës sime politike.
“Presheva Jonë” Qysh e keni parë punën e kësaj qeverie në aspektin shëndetësor? Kemi përditë raportime të mungesave banale nëpër spitale si fasha, gjilpëra, gell për sonda etj?
Agani: Në aspektin e zbatimit të reformës së sipërpërmendur shëndetësore konstatojë mungesë të plotë të aktiviteteve dhe stagnim të palejueshëm, ndërkaq lëvizje pozitive e vlerësojë rritjen substanciale të buxhetit për sektorin e shëndetësisë.
“Presheva Jonë” Për fund, z. Agani, cilat janë pritshmërit tuaja në zgjedhjet e ardhshme, a jeni optimist se qytetarët do të mirëkuptojnë kauzat tuaja dhe do tju delegojnë në Kuvendin e Republikës për mbrojtjen e familjes, ashtu siç edhe e keni moton e koalicionit?
Agani: Shpresoj shumë që qytetarët e Republikës së Kosovës do të vlerësojnë punën dhe rezultatet e deritanishme të angazhimit tim politik dhe të partnerëve të koalicionit, dhe se duke reflektuar mbi përkushtimin e tyre personal për ruajtjen e familjes tradicionale Kosovare do të na mbështesin me votën e tyre dhe do të mundësojnë që zëri ynë i fuqishëm dhe unik për të mirën e shoqërisë dhe shtetit tonë të shtrenjtë të dëgjohet në Kuvendin e Republikës. Is