Të shënoj gol në Prishtinë me ekipin e parë të Kosovës është ëndërr e imja,  të cilën jam gati ta jetoj, deri në ftesën e trajerint Foda, unë do të punoj fuqishëm kudo që jam, që të përmirësohem përditë e më shumë. Jam konfident me veten sepse punoj fort, si kur kam qenë tek grupmoshat e Gjermanisë, ku isha sulmuesi më produktiv, por edhe tani te Stutgarti, sjelljen profesionale si në fushë por edhe jashtë sajë e kam qëllim të pakompromis para vetes. Shpresoj të kem shëndet dhe shpejt ti bëjë krenar së pari prindërit e mi, pastaj edhe gjithë shqiptarët me paraqitjet e mia, sidomos për Kosovën”, kështu na tha në fillim të bisedës 17 vjecari këmbë artë i U19-shave të “Dardanëve”, i cili shkëlqeu në ndeshjen e fundit kundër Spanjës ku i shënoi nga gjuajtja e lirë.

Prishtine, 2 Prill

Bujupi është i lindur në Drenicë dhe ska se si të mos e shihnim të veshur me ngjyrat “dardane”, ai rrjedh nga një familje atdhetare, prind të edukuar e punëtorë të cilët për një jetë më të mirë dikur e kishin lënë Kosovën, por sot asajë po ia kthejnë një diamant, si sulmues i kombëtares në futboll.

Presheva Jonë: Eliot së pari të falemnderojmë për kohën. A mund të na thuash të lutem pak a shumë, kur ke filluar të merresh me futboll, cfarë të ka nxitur, me pak fjalë, si ka qenë rrugëtimi yt në fillet e tua?

Bujupi: Me futboll kam filluar qysh në moshën 7 vjecare në skuadrën e Sindelfingen. Jam spikatur herë me talentin që ma ka dhënë Zoti duke u treguar jo vetëm i barabartë me shokët e skuadrës, por edhe më i mirë. Menjëherë pas më pak se dy viteve, jam transferuar tek skuadra ku jam tani, pra tek Stutgarti dhe aty jam deri në këto momente. Nuk ka qenë rrugë e lehtë aspak sigurisht, në fillim, si i vogël vështirësitë më të mëdha kanë qenë për prindërit e mi, babin e mamin pasi që duke më mbështetur në rrugëtimin tim, ata më kanë qëndruar prapa përherë. E keni parasyshë, askush nuk e ka ditur se do të eci mbarë, megjithatë prindërit përditë më kanë dërguar në stërvitje disa kilometra larg, herë vetë me makinë, e herë me transport publik duke më përcjellë e duke më pritë, nuk ka qenë, madje as sot nuk është e lehtë, por me një sakrificë të përbashkët po mundohem të kem sukses. Do të doja ta theksoja edhe përkrahjen ndër të tjera edhe nga xhaxhai im, Shaqir Bujupi i cili është tepër entuziast me zhvillimin tim, pasi që ai ka një shpirtë futbollisti, du ta kujtoj se ai e ka mbajtur deri vonë klubin e Drenasit, dhe sikur e ndien një përmbushje tek vetja, derisa më sheh mua duke u zhvillu.

Presheva Jonë: Ne e dim se keni qenë nëpër ekipet zinxhiere të Gjermanisë, cilat kanë qenë përvojat që ke marrë aty, a je ndjerë i barabartë me shokët e skuadrës?

Bujupi: Sa kam qenë në ekipet zinxhirë të Gjermanisë, kam stërvitur me bashkëmoshatarët më të mirë të gjithë elitës së klubeve të Gjermanisë, me futbollist talent të Bayerm Munchen, Leverkusen, Dortmund, Schalke e tjerë, sigurisht se ka qenë një konkurencë e jashtëzakonshme, por unë nga karakteri jam konfident si person dhe nuk ndihem inferior ndaj askujt, unë në mentalitetin tim gjithmonë mendoj se jam më i miri, pavarësisht konkurencës, për atë besoj edhe kam qenë sulmuesi me statistikat më të mira tek përfaqësuesja gjermane. Mund të them se mënyra e stërvitjes te Gjermania ka qenë më intensive, sigurisht se edhe tek Kosova po e shof se nuk dallon dhe aq, po përmirësohemi përditë, sepse edhe këtu te Kosova kam shokë skuadre që vijnë nga shkolla të futbollit të zhvilluara si Gjermani, Zvicër, Francë e Belgjike, por dorën në zemër e shof se në nivel me neve janë edhe futbollistët që janë zhvilluar në Kosovë, pra futbolli po përmirësohet përditë e më shumë edhe tek ne.

Presheva Jonë: A mundesh Eliot me na fol pak për lidhjen tënde me Kosovën, me “Dardanët”, kur ke vendosur të kalosh nga ekipet zinxhire të Gjermanisë, tek Kosova?

Bujupi: Në fillim kam qenë i koncentruar tek Gjermania për tu zhvilluar profesionalisht, aktin apo vendimin për tu larguar e kam marrë kur më kanë lënë në listën e pritjes për kampionatin Evropian, ka qenë një padrejtësi të cilën nuk kam mundur ta tejkaloj sepse kam pasur të dhënat më të mira, kam qenë golashënuesi më i mirë. Pastaj unë jam shqiptër prej Kosove, zemra ime përherë ka rrahur ndryshe kur ka luajtur Kosova dhe mendoj se e gjeta momentin e duhur për të marrë vendimin i cili më bën të lumtur sot.  Kontakti i parë me FFK-në ka qenë me Isa Sadriun, qysh sa ka qenë duke luajtur për Gjermaninë, për cka e falemnderoj për interesimin dhe insistimin. Dua të theksoj se janë të pavërteta apo të ngutshme më mirë me thënë ato që fliten se Federata e Futbollit të Kosovës nuk i ndjek talentët, nuk interesohet etj…më vjen keq për ata që thonë kështu, por unë i demantoj pasi që prindi im ka qenë në kontakt të vazhdueshëm, për cka ju ka kërkuar që të përfitoj nga përvoja me Gjermaninë, dhe në një moment të caktuar, të kaloj tek Kosova, sic edhe ka ndodhur. Du të theksoj se jemi kontaktuar edhe nga kombëtarja e Shqipërisë, por unë kam qenë i vendosur, nëse largohem nga Gjermani, opsioni i vetëm është Kosova.

Presheva Jonë: Patët një kampanjë fantastike me U19-shat, nuk arritët të vazhdoni tutje, por treguar se jeni një grup serioz dhe kompetitiv. Si e vlerësoni punën me trajnerin Adil Maliqi?

Bujupi: Mendoj që një kontribut tepër të madh, një punë tepër të mirë është duke e bërë trajneri jonë Adili, në momentin që është emruar trajner na ka kontaktuar dhe më ka pëlqyer vetbesimi i tij por edhe përgatitja profesionale. Më pëlqen shumë “lufta” që e bën për djemt e skuadrës, për barazinë apo meritokracinë që ekziston në grup për cka e vlerësoj shumë dhe mendoj se edhe falë punë së tij, grupi po ecën tepër mirë. Unë i shënova, sic e përmendët edhe ju një gol të bukur Spanjës në turneun e fundit, për të cilin gol kam marrë shumë përgëzime, shumë komente pozitive, që i kam bë të ndihen mirë shqiptarët, për cka jam ndier tepër mirë. Do të thoja edhe unë se ndoshta ai ka qenë deri tani goli më I bukur I karrierës time, nuk e di. Kanë qenë emocione fantastike për mua, sepse present e kam pasur babin, trajneri të cilët janë ndier të lumtur, cka më ka cliruar në një farë mënyrë.

Presheva Jonë: E kemi dëgjuar trajnerin Maliqi teksa thotë se tek U19-shat ka djem që janë të gatshëm edhe për Kosovën A. A mund ta ketë pas fjalën për juve, a jeni ju i gatshëm ta merrni mbi supe barrën e sulmit të Kosovës A?

Bujupi: Unë sic ju thash, jam besim plotë tek vetja, sigurisht se besoj se mund të arrijë shpejt te skuadra A, pasi që punoj fort për ta arritur atë qëllim. Kam menaxherin personal i cili punon fort me mua si fizikish ashtu edhe mentalisht, pra pa asnjë dyshim kurdo që vjen momenti, unë jam gati ta bëjë më të mirën.

Presheva Jonë: A e përcjellë Kosovën A, si të duken shokët e ardhshëm të skuadrës?

Bujupi: Po sigurisht se gjithmonë e kam përcjellë Kosovën, mendoj se e kemi një supër ekip. Mendoj se mundemi me arritë shumë sidomos në grupin e National Leagu, me trajnerin e ri Foda. Ai ka qenë në Austri dhe e ka nxjerrë ekipin në Kampionat Evropian, për atë mendoj se e ka një system më të avancuar të futbollit se në të kaluarën, një mentalitet gjerman për cka besoj se do të kemi sukses.

Presheva Jonë: Cili do të ishte mesazhi yt për bashkëmoshatarët tu që kanë dilema t’i bashkohen Kosovës?

Bujupi: Shiko, nuk është lehtë në dy aspekte të luash për kombëtaren tënde, ku të rrah zemra. E para duhet të kesh talent, sepse konkurenca të pret në rradhë, por edhe duhet ta ndjeshë, këto gjëra nuk shkojnë me zor. Unë ju apeloj bashkëkombasve të mi kudo që janë, në dilema se për cilën kombëtare të luajnë, le ta zgjedhin atë që ua thotë zemra, le ta dëgjojnë zemrën për cka iu rrahë, në rastin tim sic e thash ka qenë e lehtë të vendosi për vendilindjen e prindërve të mi, njejtë do të duhej të ishte për të gjithë që quhen shqiptar, e shpresoj që të jetë kështu. Kosova është atdheu ynë i përbashkët për të cilin është derdhur shumë gjakë e është sakrifikuar aq shumë, djersitja e fanelës “Dardane” do të ishte më së paku që ne mund të bëjmë për të. Ju faleminderit shumë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE