Përmes një imazhi të ndarë në Instastory, ajo ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për dy djemtë e saj, Matisin dhe Noarin.
“Deri n’frymën e fundit”, ka shkruar artistja krahas emrave të tyre, duke shprehur kështu dashurinë e madhe dhe të pakushtëzuar që ka për fëmijët, të cilët mbeten forca dhe përkushtimi i saj më i madh përballë çdo sfide.
Ky reagim vjen pas një kohe të gjatë që kur emri i saj u lakua në mediat rozë për shkak të lajmeve mbi ndarjen nga bashkëshorti.
Përgjatë kësaj kohe jo të shkurtër, Teuta zgjodhi të qëndronte plotësisht e heshtur, duke mos folur asnjëherë publikisht për të vërtetën e thashethemeve që qarkulluan në rrjet.





