Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka ndarë detaje nga takimi që zhvilloi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë finales së Kupës së Botës 2026.
Në një intervistë në emisionin SportCast, Ademi tha se takimi ishte një moment i veçantë për të falënderuar SHBA-në dhe presidentin Trump për mbështetjen ndaj Kosovës, duke theksuar se biseda nuk u fokusua te futbolli, por te shteti i Kosovës.
“Kjo vërtetohet, domethënë edhe unë gjithmonë them që Kosovën e vlerësojnë, nuk është që vlerësohet veç personi, por Kosovën, e personi është ai i cili e ofron ose e largon dikë nga pjesa e shtetit ose e federatës. Në këtë rast unë realisht me presidentin Trump, jam përshëndetur dhe e kam falënderuar për gjithçka që ka bërë Amerika edhe ai personalisht për shtetin tonë, sigurisht që ishte një përshëndetje, një falënderim edhe ai tha fjalët e veta. Më vjen keq që s’ka incizime tw atyre fjalëve, se do të ishin shumë interesante…Por nuk janë të incizuara dhe nuk them diçka që s’është e incizuar se pastaj duhet veç me e vërtetu secilin gjë, domethënë nuk dua të flas diçka që nuk mund ta vërtetoj më asnjëri”, theksoi Ademi.
Sipas tij, tema kryesore e bisedës nuk ishte futbolli, ndërsa zbuloi edhe fjalët që Donald Trump i kishte drejtuar pas prezantimit të bërë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
“Por nuk është ndonjë fjalë, domethënë që ka folur për futbollin. Ato kanë qenë çështje për Kosovën që ka folur. Nuk është se ka folur për futbollin. Për futbollin ka qenë veç një fjalë që Infantino ia ka shpjeguar punën time dhe i tha, e falënderoj në këtë rast presidentin Infantino që i tha fjalë miradije, i tha ‘është një kryetar i federatës dhe një lider i cili faktikisht punon me zemër dhe punon shumë për atë kohë që është ky’. Domethënë siç e dini ato fjalët e Infantinos që i kanë thënë që i ka vërtetuar vetë kur ka qenë në Kosovë, prandaj po i them edhe ato… Edhe kështu ka qenë ai edhe ai e pati një fjalë që tha: ‘Në rregull, po më vjen mirë që je lider i madh’ edhe kjo ka qenë e gjitha”, zbuloi Ademi.
Kreu i FFK-së u ndal edhe te përfundimi i Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar triumfin e Spanjës si një sukses të rëndësishëm për futbollin evropian. Sipas tij, fakti që trofeu u rikthye në Evropë është dëshmi e nivelit të lartë që vazhdon të ketë futbolli në këtë kontinent.
“Faktikisht këto të dy shtetet janë që ne nuk jemi, sa i përket anës futbollistike kemi marrëdhënie, por sa i përket anës shtetërore nuk kemi. Kështu që një e mirë është kështu që ka ardhur Kupa Botërore në Evropë, duke pasur parasysh që Evropa prin me klube, me futboll, me të gjitha kombëtaret dhe me klubet sidomos në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Të gjithë pothuajse këta futbollistë më të mirë që kanë luajtur nëpër kombëtaret e tjera të kontinenteve të tjera, janë nëpër klubet e Evropës, nëpër ligat e ndryshme si në Spanjë, si në Gjermani, në Belgjikë, në Itali e gjithandej. Pra, ardhja e Kupës Botërore në Evropë ndoshta mund ta quaj kështu nga aspekti i futbollit UEFA, sigurisht që ka impakt më të madh për futbollin evropian dhe sigurisht edhe për futbollin e Kosovës”, u shpreh Ademi.
Ai bëri të ditur se para nisjes së fazës finale kishte parashikuar një finale mes Spanjës dhe Francës, duke e konsideruar Francën si skuadrën favorite për ta fituar turneun.
“Nëse e kam menduar domethënë kush ka me qenë fitues, një favorizim ia kam dhënë për veten time duke parë ekipin e Francës, për mua ka qenë favoriti kryesor. Por edhe Spanja ka qenë në këtë ekip që i kam ndarë në 3-4 ekipe që kush mund të jetë fitues ose favorizues në këtë pjesë, unë kam menduar që do të jetë sigurisht finalja mes Spanjës dhe Francës dhe Franca do të jetë, për mua ndoshta ka qenë ekipi më i miri i Francës, por ja se në futboll është diçka tjetër dhe shihet kjo, që Spanja doli fituese edhe kampion evropian edhe kampion botëror”, tha Ademi.