rttttNGA GËZIM MEKULI

Pse  disa tema të mëdha e të rëndësisë së vecantë, qofshin ato politike, kulturore apo ekonomike, nuk janë temë e diskutimeve dhe nuk trajtohen fare në median publike, RTK? Ja,  se si RTK  e perkrahe dh e mbronë te keqen e krimin, duke mos e thene asnje fjale per zbulimin e korrupcionit dhe nepotizmit te PDKse permes pergjimeve telefonike.

Perseri pyetja tjeter: perse disa tema e «probleme» dytësore e të parëndësishme bëhen këtu kryelajm e kryetemë diskutimi ?

Mediat vendosin se cila temë do jetë temë diskutimi dhe cila do të tërheqë vëmendjen në opinion. Këto vendosin se cilës temë do t’i japin përparësi e cilës jo.

largea_rtk-pdk-jpg1359379462A e keni parë se sa përparësi i jep RTK-ja «problemeve» që kanë për subjekt trajtimi politikat me prapashtesën „viq“. Pikënisje e lajmit dhe temave të RTK-së, përsëri, është etnia. E përsëris, një përqindje e madhe e lajmit, të prodhuar nga gazetarët e RTK-së, i kushtohet pakicës sllave serbe. Shtrohet pyetja: sa përqind serb jetojnë në Kosovë, e sa përqind të minutazhit të lajmeve i kushtohet kësaj pakice? Unë kamë bërë një hulumtim dhe aty del se serbët janë të „përkdhelur“ e të favorizuar.

Pse kështu?

A po krijon lajmi shqip pakica „të rëndësisë së vecantë“ dhe „pakica të parëndësi fare? A është gazetaria shqipe duke „vallëzuar“ me mitologjinë dhe përrallën serbe?

Dihet se për një vallëzim duhet dy personë, dhe njëri nga këta duhet edhe të udhëheqë vallen. Në rastin e mediave shqipe, shpesh herë, është mitologjia serbe ajo që po e udhëheqe këtë „valle“. Gazetaria shqipe po shndërrohet në „rob“ të burimit të lajmit të manipuluar. Nuk ka gazetari kritike rreth mitologjisë serbe në Kosovë. Është e censuruar kritika rreth historisë serbe dhe politikave të shtetit serb. Dikush nga gazetarët e RTK-së do të thot se ka dicka të tillë. Por kjo nuk është e vërtetë. Vecanërisht kjo nuk qëndron për edicionin e lajmeve të RTK-së të orës 19.30.  Këtu fillon kontrolli mbi lajmin shqip. Këtu sajohet propaganda. Po, në edicionin e lajmeve të orës 19:30 bëhet „shpërlarja e trurit“ dhe manipulimi me hapsirën publike. Shtrohet pyetja: ku janë problemet e shqiptarëve? Ku eshte korrupcioni i qeverise? A ka pakica tjera Kosova? Ku janë turqit, boshnjakët, ashkalinjët dhe kroatët? A nuk i shef lajmi i RTK-së problemet e tyre?

Ky televizion, servil i pushtetit, EULEX-it dhe mbeturinave të UNMIK-ut, përpos që prodhon lajme etnikisht selektive dhe manipuluese, ndihmon edhe në ndërtimin e një fotografie «të shtrembëruar» historike për Kosovën dhe shqiptarët.
„Lajmi i RTK-së“, shpesh, nuk ka guxim e as pavarësi profesionale të trajtoj e të nxitë debat rreth kapitulimit të politikës dhe ekonomisë së Kosovës para shtetit serb.
Them se nuk ka televizion publik, sepse për të qenë publik, duhet të mos jesh „rrogëtar“ i partisë, por „ushtar“ i shoqërisë.

Lajmi i prodhuar nga kjo „shtëpi publike“, nuk reflekton mentalitetin historik, kulturor e as sociologjik të këtij populli e të këtij „shteti“. Nuk ka të vërtetë politike, nuk ka të vërtetë kulturore, nuk ka të vërtetë historike, nuk ka të vërtetë ekonomike. S’ka! S’ka! S’ka!

SHPËRNDAJE