Në ket muaj të vitit 2006, në kuadër të Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, shoqatë e cila merret kryesisht me zhvillimin e veprimtarive kulturore, arsimore, bibliotekare, filloi të botohet revista javore me të njëjtin emër “Perspektiva”.

Me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe Mediave, revista “Perspektiva”, filloi të botohej për çdo javë dhe ishte e vetmja e këtij lloji për rajonin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

            Botimi i “Perspektivës”,  ndikoi dukshëm në zbutjen e territ informative në këtë rajon, duke i hapur rrugën përsosjes dhe avancimit të informimit, si njëra nga sferat më delikate të shoqërisë sonë, duke mënjanuar ndarjet e dikurshme mbi baza etnike dhe politike si dhe duke thelluar reformat drejt pavarësimit të këtyre mediumeve.

“Perspektiva”, për pesë vjet me radhë gëzoi statusin e revistës nacionale për shqiptarët në komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe promovon gazetarinë e lirë, hulumtuese, të pavarur dhe profesionale.

 

Politika redaktuese dhe Orientimet

“Perspektiva”, është revistë e pavarur, pa ngjyrime politike, me karakter informativ dhe merret me trajtimin e çështjeve politike, shoqërore dhe kulturore si dhe ka politikë të pavarur redaktuese.

Temat e revistës japin kontribut të konsiderueshëm komunikimi dhe të njohjes së mirë midis njerëzve nacionalitetesh të ndryshme si dhe sjellin një frymë realiste në zgjidhjen e problemeve aktuale në këto hapësira .

“Perspektiva”, mban qëndrim kritik ndaj pushtetit dhe të gjithë partive të tjera politike që veprojnë në këto komuna dhe më gjerë .

               Në realizimin e qëllimit të vet themelor informativ, revista ka këto orientime: aktualitete nga jeta politike, kulturore dhe publike të këtij rajoni; intervistat me personalitete të njohura në vend dhe jashtë tij, tema nga historia e këtyre komunave; studime gjuhësore; problemet e arsimit; mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut; temat nga çështjet fetare, ekologjike, shëndetësia; menaxhmenti, folklori etj; prezantimi i shkrimtarëve tradicionalë dhe krijuesit bashkëkohorë etj.

 

Rubrikat


 Rubrika informative: Informon lexuesit me të gjitha ndodhitë në këto treva.  Revista fillon me komentin e saj . Kjo është një rubrikë standarde dhe interesante për lexuesit;

Rubrika për kulture: Merret  me  çështjet e kulturës në përgjithësi;

Rubrika letrare: I kushtohet krijuesve, respektivisht veprave të tyre letrare;

Krijuesit tradicionalë: Kjo rubrikë ka të bëjë me njohjen e personaliteteve dhe veprave më eminente letrare;

Reportazhet: Kanë të bëjnë me njohjen e mënyrës së jetesës të njerëzve të mjediseve të ndryshme;

Krijuesit për fëmijë: Kjo rubrikë i kushtohet këtij zhanri të krijimtarisë letrare, që sa më suksesshëm të ndikojë në krijimin e personalitetit të fëmijëve;

Rubrika etnografike: I kushtohet të drejtave zakonore dhe traditave të këtyre viseve; 

Rubrika e arteve: I kushtohet njohjes së krijimtarive artistike të personaliteteve nga kultura nacionale dhe botërore;

Rubrika e sporteve: Do të mundohet të ndihmojë në zhvillimin e sportit në këto komuna. . 

Planet

Me angazhimin e sinqertë të drejtuesve të kësaj reviste “Perspektiva”, gjithnjë, po bëhet një shtëpi informative për të gjithë qytetarët e kësaj komune multietnike.

Me temat e larmishme informative, kulturore, ekonomike, politike etj. “Perspektiva” është bërë revista e cili me kënaqësi po lexohet nga të gjithë. Kjo revistë shtjellon tema nga ngjarjet më aktuale nga Lugina e Preshevës, përcjell aktivitetet nga mbledhjet e Kuvendit Komunal, pastaj përshkruan ngjarjet nga institucionet ku rrjedh jeta, për kulturën, arsimin, ekologjinë, shëndetësinë, ngjarjet sportive me kohë, më përgjegjësi, objektivisht dhe me një shkallë të lartë profesionale “Perspektiva” është bërë revista e mirëbesimit dhe i respektit.

Deri tashti janë botuar 195 numra të revistës “Perspektiva”, në të cilat janë publikuar me dhjetëra e qindra komente, opinione, reportazhe, biseda e intervista me personalitete nga jeta politike e kulturore brenda dhe jashtë vendit. Gjatë kësaj periudhe në adresë të revistës “Perspektiva” kanë arritur shumë letra përshëndetëse të lexuesve, mirënjohje e certifikata nga organizata joqeveritare e ambasada siç është ajo e shefit të Misionit të OSBE-së në Beograd Hans Ola Urstad, për kontributin e dhënë në fushën mediale.

Në kuadër të projektit “Qasja e të rinjve në mediumet lokale”, të mbështetur financiar
isht nga NED Washington, revista “Perspektiva”, gjatë dy muajve rresht ka organizuar trajnime me të rinjtë si dhe ka publikuar tetë punime të nxënësve, në të cilat ata kanë shprehnin shqetësimet dhe gëzimet e tyre.

Po ashtu në kuadër të “Perspektivës”, ka filluar të publikohet revista për fëmijë dhe të rinj “Diellori”, i cili është mirëpritur nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të Komunës së Bujanocit dhe më gjerë. Numri i parë i “Diellorit” është botuar në maj të vitit 2007. Deri tashti janë botuar 12 numra të saj. “Diellori” shpërndahet nëpër shkollat fillore dhe të mesme të rajonit të Luginës së Preshevës.

Në dhjetor të vitit 2007 në kuadër të “Perspektivës”, është riaktivizuar edhe revista “Jehona” e cila pas 86 numrave të botimit të saj, qe ndërprerë për shkaqe financiare. “Jehona” do të botohet në kuadër të “Perspektivës” si shtojcë speciale një herë në muaj. Deri tashti janë botuar pesë numra të saj.

“Perspektiva”, në plan ka për të ardhmen, që në kuadër të saj të dalë edhe me një revistë për femra e cila kryesisht do t’i  kushtohet rolit të femrës në shoqëri, participimit të saj në politikë dhe në vendimmarrje si dhe integrimin e saj të plotë në jetën politiko-shoqërore të vendit.

Për të pasur jetë të gjatë, të qëndrueshme dhe të suksesshme “Perspektivës” dhe revistave të tjera që do të dalin në kudër të saj, i nevojitet sigurimi i një shtypshkronje, si njëri nga prioritetet kryesore të revistës. Komuna e Bujanocit, nuk ka shtypshkronjë dhe sigurimi i saj do të ishte një projekt me interes jo vetëm për “Perspektivën”, por edhe për veprimtaritë e tjera me interes shoqëror.

Le të dihet

Në rajonin e Luginës së Preshevës, që nga periudha e vitit 1991-2011 janë botuar një numër i vogël revistash në gjuhën shqipe, disa prej të cilave nuk kanë arritur të shkojnë as në 10 numra.

Gazeta periodike “Zgjimi” e cila dilte në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, pati një jetë shumë të shkurtër, po ashtu edhe revista partiake “Veprimi”, e cila dilte në kudër të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë.

Të njëjtin fat mediatik e pësuan edhe revista multietnike “Hapi”, e cila botohej si shtojcë speciale në kuadër të revistës “Vranjske” në Vranjë, pastaj gazeta “Bujanoci” e cila dilte në kuadër të Radio Bujanocit, vetëm 2 numra.

Në kudër të shkollave janë botuar e botohen herë pas here disa revista shkollore “Zgjimi rinor”, “Filizat” dhe revista për fëmijë “Kanarina”:, e cila pas 2 numra të botimit të saj u shua.

Të vetmet revista që patën një jetë të gjatë të veprimtarive të tyre janë “Jehona”, në fillim të viteve 1991 mujore, pastaj dyjavore dhe javore. Deri tashti janë botuar 86 numra të saj. Kjo revistë ishte e vetmja që publikohej jo vetëm në Luginë e Preshevës, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Për bashkëpunëtorë kishte Rexhep Qosjen, Ramiz Kelmendin, Sabri Godon, Llukman Halilin, Kim Mehmetin etj.

Ndërsa që nga viti 2006 e këndej revista javore “Perspektiva” shënoi një rekord të botimit të saj, ajo ka arritur të shkoj deri te 200 numra të botimit të saj. Ajo gëzon statusin e revistës nacionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Këto dy revista selinë e kanë në Bujanoc, ndërkaq kanë karakter rajonal. Revista “Perspektiva” ka edhe webfaqen e saj: www.revistaperspektiva.com me mbi gjysmë vizitorë.

Botimi i këtyre dy revistave nuk kaloi pa telashe financiare dhe politike. Revista “Jehona” disa herë u gjobit nga ish regjimi i dikurshëm i Millosheviqit, ndërsa kryeredaktori i saj u nxor në gjyq me vite, për shkak mbrojtjes së fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit. Drejtuesi i kësaj reviste për shkak botimit të librit satirik “Kur të qesh fati”, për pesë vjet rresh u ballafaqua me akuzat e gjykatës komunale të Bujanocit.

Të njëjtin fat po e pëson edhe revista javore “Perspektiva”, për shkak konceptit të saj ajo shpesh ballafaqohet me struktura të ndryshme qeveritare dhe lokale, të cilat mundohen ta shuajnë dritën e informimit të kësaj dritare të vetëm të informimit shqip në Luginë.

Që nga viti i kaluar kjo revistë vetëfinancohet, meqë Ministria e Kulturës së Serbisë ka bllokuar financat e saj obliguese që ka ndaj “Perspektivës”, me ndihmën e disa strukturave të Këshillit Nacional, të cilat po mundohen ta shuajnë këtë revistë për ta favorizuar një tjetër me emrin “Nacionali”, organ i këtij Këshilli dypartiak, i cili nuk ka mbështetjen e gjitha subjekteve politike, të cilat veprojnë në Luginën e Preshevës.

Mbyllja e revistës “Perspektiva” do të ishte një grusht i fuqishëm kundër informimit shqip në këtë rajon deri dje të përfshirë në flakët e luftës. (Për më shumë në webfaqe
n: www.revistaperspektiva.com )

 

 

Nga redaksia e “Perspektivës”

 

SHPËRNDAJE