Prishtinë, 20 prill, 2024
E nderuar Familje Imeri!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Gani Imeri, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Gani Imeri ishte një figurë e shquar në qytetin e Vushtrrisë dhe në tërë Kosovën. Kontributi i tij ishte shumë dimensional; ishte shembull si luftëtar i lirisë, derisa pas çlirimit dha kontribut të madh së bashku me familjen në KF Vushtrria, ku ishte edhe kryetar e donator.

Ganiu ishte njeri me virtyte të larta, derisa me vizionin e tij kontribuoi në zhvillimin e futbollit dhe të shumë talenteve në Vushtrri.

Ai njihej si punëtor, atdhetar e humanist i madh dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

SHPËRNDAJE