ENGEL: RUAJTJA E IMAZHIT TË KOSOVËS

ME I RËDËSISHËM SE SA REZULTATI I ZGJEDHJEVE

 

Pyetjes sonë për Mitrovicën, zoti Engel për Agjencinë Informative Kombëtare të Kosovës Lindore “Presheva Jonë” u përgjigj se “asnjë centimetër Mitrovica nuk mund të lëvizet nga Kosva, ajo tokë Kosove. Pra kurrësesi ndrajen e ke¨tij qyteti nuk do ta lejojmë meqë sot Kosova, ka kufijt e vetë dhe është shtet i pavarur dhe demokratik i njohur nga mëshumë se 70 shtete..”

 

Intervistojë BEQIR SINA

 

YONKERS NEW YORK (AIK-Presheva Jonë”)

Në intervistën eskluzive për AIK-Presheva Jonë, lidhur me zgjedhjet e së djelës në Kosovë, ligjvënësi demokrat nga Nju Joruu Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, foli me gazetarin tonë në SHBA-ës, Beqir Sina. Engel bënë thirrje që palët në votime të respektojnë rregullat e demokracisë, dhe të punojnë së bashku që të mbyllin këtë proces me shumë sukses.

Presheva Jonë:  : Si një ligjvënës amerikanë i zgjedhur në 13 terme, si i shikoni zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ?

ELIOT ENGEL: Shumë të faleminderit ! E pra unë mendoj se Kosova, sot, është në një demokraci të brishtë, dhe gjithëçka në këto zgjedhje, ka edhe arsyet e veta për të pasur edhe ndonjë mangësi, por që në asnjë mënyrë nuk duhet të prek, sado pak imazhin e demokracisë në Kosovë. Unë, përfitojë nga ky rastë, të përshëndetës me anë të gazetës Bota Sot, Kosovën për zgjedhjet e përgjithshme, që ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008 ” zgjedhje, këto sipas mendimit tim ishin një shprehje e demokracisë dhe që ishte inkurajues fakti që shumë qytetarë të Kosovës, arritën të shprehën angazhimin e tyre, duke hedhur votën të lirë në gjithë vendin.Unë ashtu si Shtetet e Bashkuara, ska dyshim se jam shumë i kënaqur, që u zhvilluan këto zgjedhje,  zgjedhje të lira dhe të hapura, në mënyrë që njerëzit ishin duke shkuar për të votuar në mënyrë demokratike, ashtu siç më njoftoi shefi im i stafit John Stenbuan, i cili, ndodhet në Kosovë, që të vëzhgojë zgjedhjet. Pra kështu mendojë të përfundojë edhe numërimi i votave. Steinbaun, tha se ka parë që në vendet e votimit ka pasur pjesmarrje të madhe dhe votimi ka qënë demokratik, për këdo nga  ata që dëshironin të votonin” .  Këto zgjedhje për mua  ishin një provë e mirë e Kosovës, që çdo gjë që unë mund të them është se zgjedhjet ishin për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe për këtë unë dua t’i përgëzojë të gjithë qytetarët, dhe institucionet për këto zgjedhje.

Presheva Jonë : Ku mendon se shkon Kosova me këto lloj zgjedhjesh ?

ELIOT ENGEL: Kosova shkon shumë përpara ! Mirëpo, ne shpresojmë që kur gjithçka të ketë përfunduar, dhe ky proces të mbyllet, dhe të dalë në përfundimin e saj rezultatet, nuk do të ketë “probleme”, pra do të shihen zgjedhjet nga të gjitha palët, si zgjedhjet më të mira, të ndershme të lira dhe demokratike. Zgjedhje të drejta dhe pa probleme. Në qoftë se ndodh ashtu si u votua dhe do të përfundoi dhe procesi i numërimit të votave, deri në daljen korrekte të rezultateve, dhe të pranushme për të gjitha partitë, atëhere, mendojë se do të ndodh që edhe komuniteti ndërkombëtar do të marrë një mesazh të mirë nga këto zgjedhje në Kosovë,  për të thënë se “Kosova është në rrugën e mbarë të shtetit më të ri, dhe në rrugën e saj për t’u bërë nesër një anëtare e BE dhe shpresojmë se një ditë edhe një anëtar i NATO-s,”. Por, e theksojë edhe një herë vetëm nëse nuk kan për të pasur probleme, dhe ato pak probleme që do të dalin kan për t’u tejkaluar, si problemet e të gjitha llojeve,. Mbasi çdo problem në zgjedhje, tregon se ky është një hap prapa dhe unë jam duke shpresuar dhe mbajtur gishtat o dorës lart – ( shpjegimi i ynë: kjo është një shenjë e amerikanëve që në mënyrë profetike ka formën e lutjes ndaj Zotit dhe kërkon fatin”, që gjithçka kaloi mirë, dhe duke shpresuar se në këto zgjedhje, nuk ka pasur probleme, nëpër qendrat e votimit dhe se njerëzit kanë votuar me të vërtet të lirë, për të votuar për këdo që ata deshën të zgjedhin.

Presheva Jonë: Zoti Engel, problem në këto zgjedhje, thuhet sipas lajmeve atje kanë qënë zonat ku votojnë komuniteti serbë në Kosovë ! Mitrovica !

ELIOT ENGEL: Edhe unë jam i sigurt se është problem i ndarë ky, dhe pajtohem me mendimin tuaj. Ju e dini  se unë kam shefin tim të stafit atje, drejtorin e kabinetit tim, zotin Jason Steinbaum, i cili ka kërkuar që fletët e votimit, të numërohen kudo në mënyrë të ndershme dhe tani që kanë përfundura zgjedhjet, është duke ndihmuar për të parë numërimin në mënyrë që të jetë kudo njësojë, pra që të respektojnë çdo komuniet, qofshin ata serb apo edhe shiqptarët që janë shumicë. Mitrovica, dihet se është një problem, sepse siç e dini serbët që janë të përqendruar në veri të Mitrovicës  dhe unë jamë i sigurt, se kan provokuar dhe nuk kan dëshiruar të lenë të votojnë popullatën serbe. Këtë serbet e bëjnë me gjasë dhe me këtë ata duan të përpiqen që të dëmtojnë imazhin e këtyre zgjedhjeve në të gjithë Kosovën. Por, përveç Mitrovicës unë jam duke shpresuar se serbët në vende të tjera të  Kosovës, fatmirësisht kanë votuar mirë dhe pa probleme. Ju e dini se shumica e serbëve në Kosovë nuk janë Mitrovica, ata janë edhe në enklava të ndryshme në të gjithë Kosovën, pra dhe ne shpresojmë që ata të kenë votuar pa ndonjë problem. Shefi im i satfit Stainbaun, më njoftoi se një shumë e serbëve në të gjithë Kosovën kanë qenë në votime . Mirëpo, ne e dimë gjithashtu se edhe Beogradi, kanë qenë duke u thënë atyre që të mos votojnë dhe për të mos bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në këto zgjedhje, në mënyrë që ata me këto votime të shpresojn që si edhe më parë, të thonë se ” zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta.”

Presheva Jonë : Zoti Engel ju gjithmon keni qënë zë i fuqishëm dhe konstant në qëndrimet tua për Mitrovicën, ku i keni bazuar qëndrimet tuaj kur thoni  se Mitrovica kurr nuk do të ndahet ?

ELIOT ENGEL: Sepse Kosova është një vend demokratik dhe  është mbi të gjitha një shtet i pavarur. Kosova sot, është e të gjithë qytetarve të saj dhe në Kosovë mund të jetojnë si pjesë e saj, njësojë si shqiptarët që janë shumicë, serbët, romët, e çfarëdo grupi tjetër që jeton në Kosovë dhe janë pakicat. Pra të gjithë së bashku, të lirë të marrin pjesë dhe të jenë të integruar në Kosovë. Flamuri i Kosovës për këtë qëllim ka 6 yje për të treguar 6 grupet etnike së bashku dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Unë mendoj se çdo njeri atje duhet t’a kuptojnë se Kosova është me shumic shqiptare, por, Kosova është edhe një vend shumë-etnike dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nëse ata janë shumicë ose pakicë e saj ata do të kenë të gjitha të drejtat dhe liritë qytetare njësojë. Ju e dini se për vite të tëra nën Jugosllavi, nën sundimin e Millosheviqit, shqiptarët megjithse ishin shumica e Kosovës, nuk kanë pas asnjë të drejtë, të bëjnë asgjë. Kosova, atëhere ka qenë një regjion autonom pa asnjë të drejtë vetëm për shqiptarët. Pastaj Millosheviqi arriti deri atje sa ua kishte hequr edhe autonomin Kosovës në vitin 1988 dhe shqiptarëve të Kosovës, nuk u dha asnjë të drejtë. Unë jam i lumtur, sot, për të parë se si shqiptarët si shumic janë duke trajtuar serbët, si çdo qytetar të Kosovës, dhe jo në atë mënyrën që serbet i kan trajtuar shqiptarët, gjithë ato vite në kohën e Millosheviiqit. Për mua kjo tregon një pjekuri dhe kjo është arsye pse gjithë këto vite, unë kam thënë dhe kam besuar në një Kosovë të lirë dhe të pavarur dhe se republika e Kosovës është me kufijt e saj dhe e pandashme kurrën e kurrës. Dhe më lejo që të ripërseritem pak me këtë pyetje,  se ” Mitrovica është pjesë e pandarë e Kosovës, as edhe një centimetër nga territori i Kosovës, nuk do të ndahet, pavarësisht problemeve që ka tani atje.”Njohja e deritanishme e Kosovës nga më shumë se 71 shtete, dhe në mes tyre shtete të mëdha dhe të fuqishme të botës- si :SHBA-, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Italia , Franca , janë një sukses i padiskutueshëm. Serbia, nëse vazhdon të tentoj ndarjen e Kosovës, veçse humb kohë dhe rrezikon integrimin e saj në Evropë”. Unë, them se do të vazhdojë mbështetjen dhe përkrahjen e Kosovës dhe kudo çështjen shqiptare, dhe do t’i bashkëngjitem komunitetit shqiptarë, në çdo veprimtari e aktivitet, edhe në mandatin më të ri, që  fitova më 4 nëntor, me mbi 75 përqind të votave. Kam kënaqësinë që më këtë rastë, t’ju urojë me anë të gazetës Bota Sot, të gjithë shqiptarëve, kudo që janë gëzuar Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri, me prosperitet dhe lumturi në çdo familje shqiptare ! Ju faleminderit !

SHPËRNDAJE