Bujanoc, 17 dhjetor (AIK-Presheva Jonë)




Jonus Musliu, kryetari  kuvendit komunal të Bujanocit ka shprehur shqetësim me problemet e  policisë lokale, sidomos të shqiptarëve në komuën e Bujanocit





Jonus Musliu, kryetari  kuvendit komunal të Bujanocit ka shprehur shqetësim me problemet e  policisë lokale, sidomos të shqiptarëve në komuën e Bujanocit

Kjo problematik ishte edhe temë debati gjatë ditës së mërkurë të kryetari të komunës së Buanocit Shaip Kamberi dhe atij nga  Kuvendi komunal Jonuz Musliu nga takimi  me kryetarin e Trupit koordinues, Milan Markoviq dhe përfaqësues të Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për problemet e shumta në funksionimin e policisë lokale. Sipas iniciativës së përfaqësuesëve komunal, MPB ka marrë obligim të plotësimit të  29 vendeve të punës në Stacionin e policisë në Bujanoc me kuadër shqiptarë, vende këto nga të cilat në periudhën  2003-2010 janë jarguar  policët shqiptarë. Kërkesa e përfaqësuesëve institucional shqiptar ka të bëjë me ruajtjen e parimeve të Marrëveshjes për policinë multietnike të vitit 2001, sipas të cilës ishte mundësuar inkuadrimi i shqiptarëve në këtë institucion.

 

Po ashtu, përfaqësuesit e MPB-së kanë marrë obligim që edhe  në pjesën e administratës në Stacionin policor nw Bujanoc të inkuadrojnë kuadro shqiptare, sepse  për momentin nga 10 ekzekutues vetëm njëri është shqiptarë. Kjo gjë  shkakton problem të shumta për qytetarët shqiptar në procedurat e paisjes së tyre me dokumente indentifikimi. Njëkohësisht, kërkesa e përfaqësuesve shqiptar që edhe në kuadrin udheheqës të policisë të realizohen ndryshime në mënyrë të afirmimit të kuadrove shqiptare nëpër ato vende është pranuar pozitivisht.

Gjatë këtij takimi po ashtu janë shtruar edhe temat e  qarkullimit të lirë të qytetarëve, paisjes së tyre me dokumente identifikimi dhe telashet që zyrtarët local të policisë I nxjerrin në këtë aspekt.

Kjo iniciativë sikurse edhe iniciativa për shpalljen e konkursit për 12 ekzekutues në sistemin e doganave, poashtu edhe për 20 vende tjera në Shërbimin e të ardhurave, janë rezultat i marrëveshjes për fillimin e procesit për rritjen e participimit të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.

Pritet që, sipas vendimit të qeverisë republikane, në ndërkohë të bëhet edhe emrimi I 10 inspektorëve republican nga sfera e tregut, punës, bujqësisë, ambientit, veterinës etj.

SHPËRNDAJE