Dark Mode Light Mode

Shpat Deda rikthehet në Prishtinë me “KATARSIS: Sun, Moon and Stars”

Pas dy koncerteve të suksesshme në Tiranë, Shpat Deda do të sjellë më 14 qershor në Prishtinë platformën e tij të re artistike “KATARSIS: Sun, Moon and Stars”, një ngjarje e veçantë muzikore që do të mbahet nën qiellin e hapur, në hapësirën kulturore “edhe”.

Pas suksesit të madh në Tiranë, ku dy koncertet e mbajtura në Sallën e Universitetit të Arteve ishin të shitura plotësisht, këngëtari dhe kantautori Shpat Deda rikthehet në Prishtinë me një kapitull të ri të platformës së tij artistike “KATARSIS”.

Koncerti “KATARSIS: Sun, Moon and Stars” do të mbahet më 14 qershor në hapësirën kulturore “edhe” në Prishtinë, duke sjellë për publikun një eksperiencë të veçantë artistike në natyrë.

Advertisement

Seria e koncerteve KATARSIS synon të krijojë një përvojë që e prek publikun emocionalisht, duke e shndërruar muzikën në një moment të përbashkët reflektimi, çlirimi emocional dhe lidhjeje njerëzore. E vendosur në livadhin e hapur të hapësirës kulturore “edhe”, ngjarja pritet të ofrojë një atmosferë të veçantë, ku muzika live, ndriçimi konceptual dhe qielli i hapur bashkohen në një përjetim unik.

“KATARSIS: Sun, Moon and Stars” ndërtohet mbi simbolikën e trupave qiellorë. Koncerti do të nisë me perëndimin e diellit dhe do të vazhdojë me lindjen e hënës dhe yjeve, duke krijuar një rrugëtim artistik që lidhet me ciklet njerëzore, emocionet, kujtimet dhe marrëdhëniet që formësojnë përvojën tonë kolektive.

Platforma KATARSIS u prezantua për herë të parë në Tiranë më 28 dhe 29 prill 2026, ku të dy koncertet në Sallën e Akademisë së Arteve u mbajtën para publikut të shumtë. Interesimi i madh i publikut konfirmoi potencialin e këtij projekti për të ndërtuar një identitet të veçantë artistik, duke e trajtuar koncertin jo vetëm si performancë muzikore, por edhe si dramaturgji emocionale.

Ashtu si në Tiranë, edhe në Prishtinë, Shpat Deda do të performojë një repertor që përfshin EP albumin e tij të fundit, së bashku me bendin “The Private Jets” dhe jazz trumpetistin me renome ndërkombëtare Raynald Colom, duke sjellë një dimension të ri artistik në skenë.

E konceptuar si një ngjarje e hapur dhe e përshtatshme për familje, “KATARSIS: Sun, Moon and Stars” synon të jetë një nga mbrëmjet më të veçanta të verës në Prishtinë, ku muzika, natyra dhe komuniteti bashkohen në të njëjtin ritëm.

Biletat Early Bird për “KATARSIS: Sun, Moon and Stars” tashmë janë në shitje në platformën kookooli.al, në këtë link:
https://kookooli.com/event/katarsis:-sun-moon-and-stars/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + six =

Previous Post

Agim Ademi nderohet me titullin “Ambasador Nderi” nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër

Advertisement