musllssfdBeograd, 9 gusht -Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Këshilli Kombëtar i shumices Shqiptare ne Luginen e Preshevës me  praninë e Institutit për tekstete, kane nënshkruan sot ne Beograd një marrëveshje për sigurimin e teksteve shkollore ne gjuhen shqipe per nxenësit ne Luginen e Preshevës, ka njoftuar nga Beogradi kryetari i KKSH-së Jonuzt Musliu, njëherit kryeter i Kuvendit te Bujanocit. per agjencine e lajmeve  “Presheva Jonë”.

 

Musliu: Marrëvshja e sotme ne Beograd: Kur s’ka shi ben edhe breshër!

muslsls

Qeveria serbe ka arritur më në fund marrëveshjen me shqiptarët e Luginës së Preshevës për tekstet në gjuhën shqipe.

Pas ndërhyrjes së fortë të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve, pas dy javësh në Luginë do të mbërrijë numri i parë i teksteve të shtypura në Serbi sipas plan-programit të përgatitur për pakicat kombëtare.

Siç lajmëron Presheva Jonë, më 1 shtator të gjithë nxënësit shqiptarë në Preshevë do të kenë numrin e plotë të teksteve në gjuhën shqipe.

Marrëveshja është firmosur në Beograd mes zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit të Serbisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë.

Në takim kanë qenë të pranishëm dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe të Këshillit Kombëtar të shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës, me  praninë e institutit për tekste.

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit, tha se, “Falënderojmë faktorin ndërkombëtar që ka negociuar marrëveshjen, e cila sigurisht nuk mjafton për nevojat e nxënësve tanë në Luginën e Preshevës. por kur s’ka shi, bën punë edhe breshëri. Megjithatë, marrëveshja në fjalë është një hap, një fillim i mirë, sa për të hapur dyert e pakteve të tjera për të marrë tekste nga Shqipëria dhe Kosova.”

Ndërkaq, ministri i Arsimit në largim i Serbisë, Srgjan Verbiq, u shpreh: “Me nënshkrimin  e kësaj marrëveshjeje është bërë një punë e madhe për të siguruar tekstet në gjuhët e pakicave kombëtare, në këtë rast, të shqiptarëve.”

Ministri serb më pas theksoi se veprimi i sigurimit të teksteve shkollore në gjuhët e pakicave kombëtare është rezultat i planit të veprimit për zbatimin e kapitullit 23 me Bashkimin Europian.

Marrëveshja bën fjalë për shtypjen e 35 teksteve shkollore të ciklit të ulët, nga klasa e parë e deri në klasën e pestë.

Megjithatë, deri në shtator nuk ka mundësi për sigurimin e 100% të teksteve, por një pjesë e tyre, të paktën thelbësoret, si abetarja dhe matematika për klasën e parë, si dhe librat kryesorë të klasave të tjera, do të arrijnë që në javën e tretë të gushtit.

 

 

 

SHPËRNDAJE