largea_geci-shaqiri1407180626(I plotësuar) – Gani Geci thotë për gazetën “Bota sot” se është takuar rastësisht në Skenderaj me Ruzhdiun dhe po i njëjti person ka filluar të shaj dhe ka dashur që ta vras Ganin, por ky e ka gjuajtur i pari.
“Ai më shajti me nënë, e qojë dorën në revole, e unë i pari e gjuajta, nuk e di sigurt a ka vdekur a jo”, thotë shkurt Gani Geci.

Geci e viktima kanë qenë në konflikte të përhershme me fjalë ndërkaq Ganiu shprehet se pas sulmit ai në vetëmbrojtje ka shtënë në drejtim të Ruzhdi Shaqirit dhe nga plagët viktima ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, e ka konfirmuar rastin. “Vrasja ka ndodhur në Skenderaj, ndërsa i ndjeri është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.

Ruzhdiu ishte nip i Sabit Gecit.

Ndërkohë mësohet se policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar Bedri Shaqirin, vëllain e viktimës, pasi kishte hyrë brenda shiritave me të cilët ishte rrethuar vendi i ngjarjes, si dhe ka tentuar të arrestoj edhe disa kushërinj të tij, të cilët e shoqëronin Bedriun. Sipas të afërme ky i fundit ende ndodhet në stacionin e policisë në Skenderaj.

SHPËRNDAJE