QYTETARËT E PRESHEVËS (nuk) dalin në raundin e dytë të zgjedhjve presidenciale në Serbi

Zeqirja Myftari,kryetar i komisionit Zgjedhor komunal në Preshevë ka deklaruar për agjencinë “Presheva Jonë” se “të dielën e ardhshme më 20 maj. në komunën e Preshevës nga 38 vendvotime që janë,do të përsëriten zgjedhjet lokale në fshatin Bukuroc që ishin ndërprerë për shkak të parregullsive ko do të kenë mundësinë e deklarimit të votuesve për këshilltarë komunal…”

Preshevë,17 maj

Sot në orën 24 fillon heshtja parazgjedhore e votimeve të përsëritura në komunën e Preshevës si dhe zgjedhjet presidenciale të balotazhit që organizohen ne Serbi. ka njoftuar për agjencinë “Presheva jone”,Zeqirja Myftari,kryetar i komisionit Zgjedhor komunal në Preshevë. Sipas Myftarit, të dielën më 20 maj. në komunën e Preshevës nga 38 vendvotime që janë,do të përsëriten zgjedhjet lokale në fshatin Bukuroc që ishin ndërprerë për shkak të parregullsive ko do të kenë mundësinë e deklarimit të votuesve për këshilltarë komunal. Përkitazi me këtë,partitë politike që mendojnë të fitojnë numër më të madhe të këshilltarëve në Bukuroc,do të mbajnë tubimin e fundit promovues të këshilltarëve.S ipas burimeve tona,pavarësisht rezultateve që do të votohet në këtë vendvotim,nuk mund të ndikon dukshëm në ngritjen apo rënien e këshilltarëve të partive politike shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale. Ndërkaq,në anën tjetër,të dielën më 20 maj do të votohet edhe për president të Serbisë që shkojnë dy kandidatët me më shumë vota të fituara në raundin e parë të votimit .Shih për këtë,partitë politike lidhur me këto zgjedhje për momentin nuk janë deklaruar për ose kundër thirrjes së elektoratit për ta votuar njërin apo tjetrin nga dy kandidatët presidencial të Serbisë. Theksojmë,se në raundin e parë kandidatët më shumë që u votuan për presidentë  të Serbisë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin Muhamer Zukurliq i Novi pazarit dhe Cedomir Jovanoviq i LDP-së. Sido qoftë,më 20 maj,do të hapen 38 vendvotime ku do të kenë mundësinë e deklarimit  36 mijë shqiptarët e Luginës së Preshevës. a.i.