Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar luftën kundër fashizmit të sotëm, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit.
Më 25 Prill, Dita e Çlirimit të Italisë dhe 50-vjetori i Revolucionit të Karafilit në Portugali siç ka thënë kryeministri Kurti janë shënime të rëndësishme në historinë e luftës kundër diktaturave dhe fashizmit në Evropë.
Ai në një postim në platformën X, ka theksuar se partia e tij vazhdon të jetë në të njëjtën frymë.
“25 Prilli është Dita e Çlirimit të Italisë, fitorja mbi fashizmin në ’45; dhe Portugalia festoi 50-vjetorin që kur Revolucioni i Karafilit rrëzoi diktaturën më jetëgjatë në Evropë. Në të njëjtën frymë, Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës vazhdon të luftojë fashizmin e sotëm – brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar kryeministri Kurti në platformën X.