Tha lideri i Luginës së Preshevës z.Riza Halimi, deputet dhe kryetar i PVD në Kuvendit e partisë së vet mbajtur sot në Preshevë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

Preshevë, 13 mars

 

Pas zgjedhjeve të suksesshme në  Partinë për Veprim Demokartik, ka pasuar edhe Kuvendi i PVD-së qendër në Preshevë.  Anëtarë e delegat të gjitha degëve të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) janë tubuar sot për të mbajtur kuvendin e radhës të kësaj partie. Kuvendi i PVD-së qe i drejtuar nga kryetari i saj z.Riza Halimi i cili duke i dhënë një retrospektivë të aktiviteteve njëvjecare të partisë ka vlerësuar se partia në fjalë qe angazhuar dhe kishte për synim gjithnjë si dje në pozitë ashtu edhe sot në opozitë në realizimin e synimeve të të drejtave kombëtare të shqiptarve të Luginë së Preshevës, përmisimin e kushteve për jetesë, zbutjen e papunësisë, infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik .

Delegatët e PVD po ashtu bënë fjalë  për zgjedhjet e ardhshme në Serbi më 6 maj të e ktij viti, për cka u muar vendim që kjo parti me anëtarët e saj tëdal në këto zgjedhje për qeverisje lokale stabile, duke konsideruar se do të dalin fitues të zgjedhjeve parlamentare.

“Partia për Veprim Demokratik, në zgjedhjet e 6 majit  do të jetë  një rast i mirë  për gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës për të zgjedhur më të mirët, më të merituarit  në tyre të pushtetit  lokalë me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe jetës së tyre për një perspktivëmë të mirë në vend..“ ka pohuar deputeti  dhe kryetari  i PVD-së, Riza Halimi.

SHPËRNDAJE