‘Redrumi’ i Erës mahnit edhe mediet në SHBA (Foto) Era Istrefi është njëra ndër këngëtaret e cila çdo ditë e më shumë po arrin suksese.

Hiti i saj i fundit ‘Redrum’ po arrin të përmendet edhe nga mediet ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.

Së fundmi është kjo ‘Idolator’ e cila përveç Bebe Rexhës, ka shkruar edhe për Erën dhe këngën e saj.

‘I realizuar nga Feilix Snov, kënga e stilit elektronik shfaq një prej videove më seksi të vitit. Era shkëlqen në veshje të kuqe lateksi, por nëse jeni të uritur për më shumë poza të këngëtares, atëherë ju duhet ta shikoni Instagramin e yllit në rritje’, ishin këto vetëm disa nga fjalët që Idolator shkruan për Erën

SHPËRNDAJE