Modric gjithmonë e më pranë Real Madridit

Kroati, Luka Modric nuk udhëtoi me skuadrën e Tottenham në fazën përgatitore në Los Anxhelos dhe tashmë kalimi i tij në radhët e Real Madridit duket vetëm një çështje kohe.

Aktualisht, mesfushori ndodhet pranë familjes së tij në Kroaci, ku po pret që klubi i tij anglezë të japë aprovimin përfundimtar dhe ta lejojë të transferohet tek gjigantët madrilenë.

Vetë trajneri Villas-Boas ka pranuar se situata rreth Modric është e ndërlikuar, pasi futbollisti ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar, aq sa ka refuzuar të stërvitet, vendim drastik të cilin Reali nuk e ndan.

Për këtë arsye, ditën e dielë, Spërsat shpallën edhe vendimin e tyre për të vendosur një gjobë të kriput ndaj mesfushorit.

Nga ana e tyre, anglezët e Tottenham duket se janë bindur që nuk mund të mbajnë më në radhët e tyre fantazistin kroat, por përpiqen të fitojnë kohë për të negociuar e për të përfituar sa më shumë nga transferimi.

Aktuliasht, rreth Modric ka tre oferta, njëra e Paris SG që ofron 45 milionë euro, ndjekur nga Chelsea me 40 milionë dhe Reali që ofron vetëm 35. Megjithatë, dëshira e futbollistit bën që të jenë këta të fundit të favorizuarit dhe pritet që një përmirësim i lehtë i ofertës, do të sillte edhe zyrtarizimin e kalimit përfundimtar të Modric në “Santiago Bernabeu”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni