Meta: Politika shqiptare ka reflektuar

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta zhvilloi sot një takim me strukturat e kësaj partie në Maliq.

Meta tha se “ LSI ka bërë parashikime të sakta për situatën politike. Kjo parti ka dhënë kontribut për liberalizimin e vizave. Të tjerët sajonin konflikte për t’u bërë protagonistë. Politika shqiptare ka reflektuar”.

Kreu i LSI-së lidhur me kodin zgjedhor tha se “LSI pret një debat publik për kodin zgjedhor. Kodi i vjetër s’premton realizimin e interesave. Me ndryshimet e kodit, vendi do ecë përpara. Reforma zgjedhore të garantojë barazinë e votës. LSI ka qenë promotore e reformave”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni