“Takimet e vendlindjes” është manifestimi i vetëm kulturorë që shënon tubimin e shqiptarëve të Medvegjës dhe atyre të viseve të tjera të Krahinës së Luginës dhe Kosovës, me një maj në fshatin Topallë.

 

Medvegjë, 1 maj -Ne Topallë të Medvegjës sot është mbajtur takimi tradicional “Takimet e vendlindjes në Medvegjë-2017” që ka bashkuar gjithe shqiptaret Krahines se Preshevës bashke me liderët politike dhe krerët e pushtetit lokal si Rizah Halimi, Leme Xhema, Florim Sahiti, Ardita Sinani etj..  Veq atyre ne këte manifestim tradicional qe mbahet per cdo vit me 1 Maj, u pane edhe shqiptaret e Medvegjes  nga Kosova dhe diaspora, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

 

Leme Xhema: Mos e lëshoni vendin, kthehuni ne vendlindje, Medvegja pa shqiptare nuk mund te quhet Medvegjë! 

Fillimisht te pranishmëve ju dretjua zv.kryetarja e komunes se Medvegjës Leme Xhema  e cila tha nder tjera,  se jemi duke punuar intensivisht duke punuar ne riatdhesimin e bashkekombasve tane permes bashkepunimit dhe zhvllimit ekonomik. Kemi mundesi per avancimin ekonomik dhe krjimin e vendeve te reja te punes ne Banjën e Siharinës, pastaj ketu kemi miniera e fabrika, nje toke pjellore  mundesi tjeter per blektoret dhe agrikulutren  si dhe biznese te ndryshme.

“Mos e lëshoni vendin, kthehuni ne vendlindje, Medvegja pa shqiptare nuk mund te quhet Medvegjë!..” ishte apeli i zv-kryetares se Medvegjes znj.Xhema. Atmosfren edhe me te nxehte dhe joshese ne këte  manifestim e beri valavitja e flamujve shqiptarë kuqezi dhe johona kenges dhe valles shqiptare  ku Medvegja festoi sot me koken lart me këngën: Nanë e kemi Kosovën, Nanë e kemi Shqipërinë! Ne fund u dhane edhe shperbilme dhe mirënjohje: Koumna e Medvegjëës i ndau mirënjohje Xhemjali Berishës, për rolin dhe kotributin e tij për pjesemarrje dhe angazhimin gjate takimeve tradiconale të vendlindjes në Topallë-Medvegjë. Ne fund u mbajt nje turnir me sekipmev te  futbolli nga Medvegja, Presheva e Prishtina si dhe nga  diaspora për te cilet  u shtrua drekë solmene..

 

Medvegja dikur shumice , sot ka vetem 8 autobus shqiptare ?!

Njëkohesisht edhe Ardita Sinani ne fjalën e vete si kryetare e Preshevës ftoi banoret, sidomos rininë qe t’mos e leshojne  Medvegjën, e cila te larguarit ajo ka ftuar te kthehen ne vartat e tyre. Për cudi te gjithe folen për zbarzjen e  Medvegjës, me apel per kthim ne vendlindje, por askujt nuk ja fitoi ta permend Beogradin apo Serbinë si shkaktare e këtij  spastrimi etnik?!

Dikur në vendlindjene  akademikut Idrtiz Ajeti dhe biznismenit te njohur shqiptare ne Amerikë Xhim Xhema, ne Medvegjë shqiptaret dikur ne kete komune te Kraines së Presheves ishin shumice (mbi 20.000)  kurse sot jane vetem 8 atobuse shqiptare apo vetem 400 apo 500 ?! ka shkruar ne fund agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

SHPËRNDAJE