Nën organizimin  e  Shoqatës “Vatra” në bashkëpunim me OVL të UÇPMB-së javën e ardhshme, pikërisht më 28 dhjetor ( ditë e mërkure) në orën 13 mbahet protestë para ambasadës zvicerane në Prishtinë për të kundërshtuar esktradimin evetual të qytetarit të Kosovës Shemsi Nuhiut në Serbi, njofton agjencia inforamtive “Presheva Jonë”. 

Prishtinë, 23 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

 

Siq kemi njoftuar, regjimi i Beogradit e akuzon Shemsi Nuhiun për « krime lufte » si pjesëtar i UCK-së dhe ka kerkuar ekstardimin e tij nga Berna në Beograd.  Pradaj,  ju ftojmë që të ngrehim zërin dhe të merrni pjesë në protestë sa më masovikisht.  Ardhja juaj do të kontriboj  synimeve  tona për mos ekstradimin në Serbi të ish ushtarit të Lirisë, thuet në një komunikatë nga organizatorët. Prandaj, nën organizimin   e  Shoqatës “Vatra” në bashkëpunim me OVL të UÇPMB-së javën tjetër pikërisht më 28 dhjetor ( ditë e mërkure) në orën 13 mbahet protestë para ambasadës zvicerane në Prishtinë për të kundërshtuar esktradimin evetual të qytetarit të Kosovës Shemsi Nuhiut në Serbi, njofton agjencia inforamtive “Presheva Jonë”.

Pra kësa proteste në Bernë es¨htë dërguar peticioni i nënshkruar nga 5153 personakryesisht, shqiptarë dhe të tjerë, në Zvicër, të cilët  janë kundër ekstradimin e tij në Serbi. Për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Shemsi Nuhiut ka vendosur Gjykata Penale Federale në Bellinzona të Zvicrës.  Por kjo nuk është instanca e fundit e gjyqësisë në Zvicër, i kanë dekaruar burimet nga Berna agjencisë sonë. Ndërsa avokatët e Shemsi Nuhiut kanë parashtruar ankesë kundër këtij vendimi, me të cilin pas disa muajve do të merret edhe Gjykata Federale me seli në Lausanne, që është organi më e lartë e drejtësisë zvicerane.

SHPËRNDAJE