Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm gjatë punës së vet 20 muajshe ka dhënë një kontribut të vogël në lëminë e arsimit sa i përket sigurimit të teksteve për nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” z. Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim.

 

Bujanoc, 27 shtator

Meqenëse para formimit të Këshillit Nacional, ne zyrtarisht, nuk kishim leje për përdorim gati për asnjë tekst për nxënësit shqiptarë për shkolla fillore dhe të mesme, tani  gjwrat kanw filluar tw ndryshojnw nw tw mirw tw arsimit shqip nw Luginw.

Në Luginë të Preshevës ka gjithësejt rreth 8000 mijë nxënës të shpërndarë në 14 shkolla fillore (Bujanoc dhe Preshevë) dhe në tetë shkolla fillore në Medvegjë (më pak se 60 nxënës) si dhe katër shkolla të mesme me afro 3600 nxënës.

Me lejimin e përdorimit të kompletit të teksteve nga matematika për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të  autorëve Sejdi Bilalli dhe  Ramadan Zejnullahu, është eliminuar një boshllëk i kahmotshëm për nxënësit  e shkollave  fillore.

Që nga viti shkollor 2013/14 nxënësit do të kenë në përdorim edhe tekstet për gjuhë shqipe për klasën e pestë, gjashtë , shtatë dhe tetë, të importuara nga Republika e Shqipërisë.

Së shpejti pritet të lejohen tekstet nga lënda e fizikës, si tekste të përkthyera për nxënësit e klasëve të gjashta, të shtata dhe të teta, pastaj për lëndën e arsimit teknik dhe informatik për klasët e pesta, të gjashta dhe të teta, gjithashtu  tekste të përkthyera.

Tani kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik për lejimin e përdorimit për këto tekste:natyra dhe shoqëria 3, natyra dhe shoqëria 4, biologjia 5 dhe kimia 7.

Më 20.09.2012 një delegacion i komisionit për arsim patëm takim pune me zëvendës ministrin e Arsimit she Shkencës z. Ardian Tana, në Tiranë. Kërkesat tona ishin që Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë të organizojë një trajnim, nw Luginw, me mësuesit për lëndën e gjuhës shqipe për tekstet e importuara nga Shqipëria.

Gjithashtu biseduam edhe për ndihmë rreth hartimit të teksteve shkollore për lëndët “problematike” që kanë të bëjnë me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare. Për këto lëndë mësimore na duhet ndihma edhe e ekspertëve nga trojet shqiptare e ato janë: historia, kultura muzikore, kultura figurative dhe gjeografia.

Biseduam edhe për organizimin e një seminari nw Preshevw ose Bujanoc, për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, nga njohës të kësaj lëmie. Mikëpritja ishte shumë vllazërore. Mbesim me shpresë se kerkesat tona të realizohen në tërësi.

Të përkrahur fuqimisht nga spektri i gjërë intelektual në Luginë, shumë shpejt do të sigurohet shumica e teksteve shkollore për shkolla fillore.

 

SHPËRNDAJE