Kuçi: Kosova do ta imitojë Perëndimin, jo Serbinë

Kosova nuk do ta imitojë Serbinë, por politikën evropiane të perëndimit, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pas takimit që zhvilloi me Sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Evropës, Leo Tiges.

“Kosova është e përgjegjshme për obligimet që i merr nga partnerët ndërkombëtarë, SHBA dhe partnerët evropian, dhe nuk bënë politikë ad-hoc. Dhe e keqja më e madhe do t’i ndodhte Kosovës nëse do ta imitonte Serbinë, sepse politika e vrazhdë e gabuar e Serbisë, e ka sjell Serbinë këtu ku është. Kosova do ta imitojë perëndimin e jo Serbinë”, tha ai.

I pyetur rreth arrestimit të shefit të Task-Forcës i cili akuzohet për korrupsion, Kuçi deklaroi se “askush nuk është mbi drejtësinë dhe se qëllimi i atyre që bëjnë ndjekje në drejtësi është të fitojë e drejta dhe jo rasti”.

Ndërkaq, gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm, të Shërbimit Sprovues të Evropës, Kuçi ka marrë mbështetje të vazhdueshme që dënimet alternative që janë në Kosovë, të jenë në përputhje të plotë me standardet evropiane.

Tiges deklaroi se sanksionet alternative luajnë rol të madh në luftimin e krimeve dhe kryerjen e veprave të rënda.
“Unë vijë nga një vend ku shërbimi sprovues ekziston për më shumë se 100 vjet, ndërsa ju keni filluar këtë shërbim diku rreth 5 vjet më parë. Mirëpo ky fillim ju jep mundësinë që ti mënjanoni gabimet që ne i kemi bërë në vendin tonë”, tha


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni