Jeremicit i ik "treni" për në KS të OKB-së !

Beograd, 27 korrik – Serbia ka kërkuar që në ditët e të ardhshme të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për  situatën në veri të Kosovës. Për kërkesën në fjalë, Beogradi nuk ka marrë ende përgjigje, raportojnë mediat serbe.  Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq tha se Serbia e sheh si të nevojshme një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që të kuptohet se çfarë kishte ndodhur në Kosovë dhe për të mësuar se cila do të ishte rruga për të shkuar përpara për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Besoj se do të ndodh takimi i Këshillit të Sigurimit  dhe të gjithë ata që rezistojnë të heqin dorë nga ky qellim”, ka deklaruar Jeremiq pas takimit me ministrin e jashtëm të Libanit. Ndërkohë ministria e jashtme ruse shprehet e shqetësuar lidhur me tensionet në rritje në Kosovë. “Kjo lëvizje e autoriteteve të Prishtinës kërcënon të destabilizojë situatën edhe ashtu të brishtë”, thuhet në një njoftim të ministrisë së jashtme ruse.(Koha.Net)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni