Të gjithë janë nga pak kureshtarë të dinë se si kanë qenë yjet në hapa të ndryshme të jetës. Si kanë qenë para se të bëheshin të famshëm? Si kanë qenë fëmijë?

Rihanna ka shuar kureshtjen e fansave të saj duke bërë publike në profilin e saj në Twitter disa foto nga fëmijëria e saj e hershme, që nga mosha disa-mujorëshe e deri në moshën 4-5 vjeçare.

Që në vitet e para të jetës së këngëtares shquhen tiparet që ka aktualisht, si ngjyra jeshile e syve dhe flokët natyrale kaçurrela.

Në profilin e saj në Twitter nuk kanë përfunduar vetëm fotot e fëmijërisë. Para pak ditësh, këngëtarja përcolli për në banesën e fundit gjyshen e saj me të cilën vetë këngëtarja disa herë pati deklaruar publikisht se ishte tepër e lidhur. (vdekja e saj ishte ndoshta arsyeja e rikthimit në kujtesë të viteve të fëmijërisë dhe fotot e publikuara).

Ditët pas vdekjes së gjyshes që vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë, duket se janë të vështira për këngëtaren. Ajo postoi në profilin e saj edhe një foto ku duket qartë se është në gjendje të dehur, me sytë e fryrë dhe të përgjumur me shishen me alkool përpara.

SHPËRNDAJE