Arsyetime shterpe të Serbisë për mos hapjen e kufirit

Beograd, 3 qershor – Drejtori i Zyrës për bashkëpunim me medie i qeverisë serbe, Milivoje Mihajlloviq i deklaroi agjencisë Fonet se problemi i hapjes së vendkalimit kufitar ndërmjet fshatrave Miratoc dhe Llojan varet nga mjetet financiare.

“Qeveria dhe Ministria e Financave po hapin vendkalime kufitare sipas listës së prioriteteve. Në atë rajon, në modernizimin e vendkalimit kufitar Preshevë janë investuar pesë milionë euro”, tha Mihajlloviq. 

Ai ka shtuar se qeveria serbe “i di problemet e banorëve të Miratocit” dhe se ekzistojnë vendime përkatëse, si dhe që ai vendkalim kufitar do të ndërtohet sapo të sigurohen mjetet financiare.

Sot në Miratoc kanë protestuar qindra qytetarë shqiptarë, të cilët kanë kërkuar hapjen e vendkalimit kufitar me Llojanin në anën e Maqedonisë.

Zyrtari serb nuk tregoi se sa mjete financiare nevojiten për hapjen e këtij vendkalimi kufitar, por dihet se bëhet fjalë për mjete të vogla financiare. Sigurisht se buxheti ndërtimi dhe mirëmbajtja e një vendkalimi të tillë kufitar do të kushtonte shumë më pak se derdhja e mjeteve buxhetore të qeverisë serbe për blerjen e vetëm një shtëpie të shqiptarit në pjesën veriore të Mitrovicës.(koha.Net)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni