Akademitë shqiptare me marrëveshje për kërkimet shkencore

 

 
Protokolli i nënshkruar dje, është dyvjeçar dhe gjatë këtij mandati pritet që të realizohen shumë projekte që janë afatmesme dhe afatgjata.

Prishtinë 30 maj

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Republikës së Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Republikës Shqipërisë të hënën në Prishtinë, nënshkruan një protokoll bashkëpunimi kërkimor-shkencor e artistik për vitet 2011-2013. Marrëveshja e parë ndërmjet të dy akademive është arritur në vitin 1979 dhe brenda kësaj marrëveshje ka arritur të realizohet vetëm një protokoll një vjeçar, sepse siç theksoi kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshi, ndodhën demonstratat e viti 1981dhe Jugosllavia i ndërpreu dhunshëm dhe njëanshëm marrëdhëniet me Shqipërinë kështu, që u desh të kalonin shumë vite deri në vitin 1996, kur, më tej ai theksoi, se marrëveshja e tretë u nënshkrua në Tiranë në vitin 2000, ndërsa protokollet vazhdojë të realizohen vazhdimisht. Përveç kësaj në protokoll ekzistojnë edhe përpjekjet për të realizuar projekte hulumtuese e kërkimore me afate të shkurta dhe të mesme.

Për 11 vjet Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka botuar mbi 130 vepra shkencore dhe ka realizuar disa projekte të cilat janë për t’u përmendur, projekti 3-vjeçar i përgatitjes së monografisë, “Kosova” në të cilën prezantohet gjithanshëm me tekste të shkruara me mbi 50 ekspertë të fushave të ndryshme. “Akademitë tona kanë marrëdhënie edhe me akademi të tjera, të dy akademitë tona janë anëtare të Unionit Evropian të akademive evropiane” u shpreh akademik Bokshi.

Ndërkaq Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë akademik Gudar Beqiraj, tha se Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka bashkëpunim me shumë akademi të tjera të botës, por bashkëpunimin më të fuqishëm e ka me Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. “Jemi dy akademi që kemi mirëkuptuar mjaft mirë njëra-tjetrën” u shpreh Beqiraj. Ndërkaq, akademik Hyvzi Islami, nënkryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës tha se me të drejtë këtë marrëveshje e kanë cilësuar si marrëveshje të përtëritjes së bashkëpunimit. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës përkundër problemeve që ka pasur në aspektin financiar, hapësinor e infrastrukturor ka arritur ta zgjerojë bashkëpunimin me akademitë në rajon Evropë dhe më gjerë, u shpreh Islami, që edhe më tej, ai theksoi se Akademia e Kosovës dhe e Shqipërisë janë anëtare të federatës nacionale të akademive të Evropës. “Gjithashtu jemi anëtarë të rrjetit akademik të Evropës Qendrore të rrjetit të akademive së Evropës Juglindore por edhe të rrjetit për të drejtat e njeriut me seli në Nju Jork”, u shpreh ai. Gjithashtu akademia e Kosovës këto vite të fundit ka nënshkruar edhe shumë marrëveshje të tjera me akademinë italiane britanike, gjermane me akademinë belge me akademinë sllovene dhe turke, ndërsa janë në rrugë për të nënshkruar edhe shumë marrëveshje me shumë akademi të tjera. Protokolli i nënshkruar dje, është dy vjeçar dhe gjatë këtij mandati pritet që të realizohen shumë projekte që janë afatmesme dhe afatgjata. “ Jam i bindur që do të shënojmë rezultate ndërmjet dy akademive në interes kombëtar të dy shteteve” theksoi akademik Islami.

Nënkryetari i Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkuri, tha se protokolli i ri do të na sjell rezultate shumë më të mira se sa deri më tani, ai me këtë iu referua fillimeve të shkëlqyera të bashkëpunimeve të universiteteve, që edhe akademia është pjesë e universitetit, sepse nga andej vinë burimet për në akademi. Ndërsa Ministri i Arsimit të Republikës së Kosovës, Ramë Buja, tha se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të ketë mbështetje të plotë në proporcion me mjetet financiare që ka kjo Ministri. “ Për mua është nder i madh të gjendem këtu në mesin e ajkës së mendjes, kjo është e mrekullueshme”, u shpreh ministri Buja.-bs


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni