Në 94,7 hektarë në zonën e zhvilluar teknologjike në Tetovë pritet të ndërtohen 25 deri 30 objekte industriale të cilët do të punësojnë 7.000 deri 10.000 persona.

Prej sot, të gjitha kompanitë e interesuara vendore dhe të huaja do të mund të aplikojnë në konkursin për partneritet privat publik. Afati përfundimtar për parashtrimin e ofertave është 1 gushti i këtij viti, pas çka do të pasojë faza e kualifikimit jp më e gjatë se 40 ditë, kumtoi sot Natasha Haxhi Lega, drejtoreshë e Drejtorisë për zona të zhvilluara teknologjike industriale (TIRZ).

“Qeveria mbetet në konceptin e zonave të zhvilluara teknologjike industriale si model për tërheqjen e investimeve sepse tregoi se funksionon me sukses në korniza botërore. Por, paralelisht, si komplement, e instalojmë edhe partneritetin privat publik. Kjo nuk do të thotë se heqim dorë nga TIRZ, përkundrazi, ai koncept vazhdon, por i zgjerojmë mundësitë dhe me modele të reja për zhvill të zonave teknologjike industriale”, tha në konferencë për shtyp ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.

“Zhvillimi zonave teknologjike filloi para rreth 40 viteve në rreth 30 vende, ndërsa sot është praktikë në 120 shtete. “Nga 80 zona në vitete e 70-ta, tani në korniza botlrore ka 3.000 zona të zhvilluara të cilat globalisht punësojnë rreth 50 milionë njerëz. Në SHBA janë evidentuar 400 zona të zhvilluara, ndërsa në vendet e BE-së 170. Koncepti funksionon, mendojmë se trendi i tillë do të vazhdojë dhe për atë arsye e pranuam”, theksoi Besimi. Edhe kur i ndjeu efektetet nga kriza ekonomike, Maqedonia nuk ndaloi së punuari në drejtim të tërheqjes së investimeve të reja, sepse vetëm ashtu, theksoi ministri, krijohen vende të reja të punës, vendoset teknologji e re dhe ekonomia përhet më konkurrente.

Konkursi publik për partneritet privat publik për zona të zhvilluara teknologjike industriaëe në Tetovë do të realizohet në dy faza, paraskualifikuese dhe kualifikuese. Nga kompanitë, pavarësisht nëse janë të huaja apo vendore, përveç stabilitetit inanciar, do të kërkohet edhe përvoja në zhvillim të zonave teknologjike. Ato do të jenë të obliguara të parashtrojnë edhe plan biznesi.

SHPËRNDAJE