Shkruan : Refik HASANI
Krahina Autonome e Kosovës Lindore është territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike u nda dhe u aneksua nga Serbia . Me rastin e 19 vjetorit të mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars 1992 nga banorët e Komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë .
Kërkojm që Këshilltarët Komunal shqiptarë të Medvegjës , Bujanacit dhe Preshevës të marrin vendime për organizimin edhe të një rikonfirmimi të këtij referendumi para se të bëhen njëzetë vjetë . I vetmi institucion që e mbulon dhe pëerfaqëson këtë Krahinë shqiptare jan Këshilltarët Komunal shqiptarë që e kanë legjitimitetin e plotë të dalur nga verdikti i popullit .
Këto janë zëri i popullit janë dhe janë të zgjedhurit nga vota e lirë e popullit , prandaj edhe këshilltarët komunal shqiptarë të marrin mbi supe organizimin e rikonfirmit të referendumit . Pra, i vetmi ky forum përveqë që duhet përcaktohen dhe të marrin vendim , por edhe :
– Të caktojn datën dhe të shpallin formën dhe mënyrën dhe fletë votimet e këtij referendumi ,
– Të mbykqyrë mbarëvajtjen e këtij referendumi ,
– Të ngrisë një Komsionin i përbër nga këshilltarët Komunal shqiptarë nga Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës .
Me rastin e 19 vjetorit të mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars 1992 nga banorët e Komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë . Kjo krahinë është territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike u nda dhe u aneksua nga Serbia .
Me datën 1 e 2 mars 2011 mbushën 19 vite kur për dy ditë rreshtë të vitit 1992, populli shqiptarë i Komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës shpalli këtë rajon si pjesë Autonome , duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi territoriale – Politike të shqipëtarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën . Ky referendum ishte një akt sublim , vullnet i shprehur ku u zgjodhë edhe kryetari dhe njeriu që ishte shumë i meritueshëm për mbarëvajtjen e këtij Referendumi Profesori i nderuar z.Ibrahim Kadriu . Referendumi u mbajtë nënë kushte tejet të rënda , lirisht mundë të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme , ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative . Pati edhe të maltretuar psiqikish dhe fizikisht por edhe disa dhjetra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm , ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndrruan e asesi në kuptimin pozitivë në të mirë të shqiptarëve . Përveq në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashta , të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku më një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëj dhe formoj edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkimi më Kosovën . Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 është një akt shumë domethënjës me vlera dhe nota më të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët . U shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar . Deri në atë kohë edhe popujtë konstituivë të ngrehinës artificiale të quaJtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera , kurse ne shqiptarët nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës mbajtëm Referendumin . Pra në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sangjakë sepse kemi elemente që pranohen edhe me akte ndërkombëtare . Ne shqiptarët etnik e kuptuam me kohë edhe pse ende RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë që të bëjnë çmosë për ndryshime në aspektin e statutit të përcaktuar jo drejtësishtë që pastaj edhe për konsilidimin e përgjithshëm .
Çfarë u arritë që nga referendumit i mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992 , e deri më sot !?
Ende mungon liria e plotë e lëvizjes , mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit . Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administrata Komunale të tri Komunave si në Gjykata , Shëndetësi . Liria e lëvizjes mungon ka shumë dro , frikë e psikozë për shkakë që në këtë Rajon kemi 30 baza ushtarake me një arsenal të madhë armatimi të përqendruar krejtë afër kufirit me Kosovën . Policia multietnike ende në numër të vogël në krahasimme numrin e popullatës . Nuk kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit , rasti më i freskët është kur po i detyrojnë Policët shqiptarë të shërbejn jashta Komunave të veta . Mungon arsimi i lartë të arsimohen në një uiniversistet publikë në gjuhën shqipe . Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjthshëm Rajonal me seli në Preshevë . Mungon finalizimi dhe konkretizimi , vënja në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë . Nuk duhet harruar për asnjë qastë që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e ksaj Krahine mos të pajtohen me gjendjen e ton në shumë sfera , kur edhe organizuam dhe bënë Luftën e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit , pra UÇPMB-ja . Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arritë që ne shqiptarët të faktorizohemi në nivelin më të lartë dhe të ulemi në tryezën e bisedimeve . Marrëveshja e Konçulit ishte bisedim në mes të tri palëve :
– Faktorit Politikë dhe Ushtarak të shqiptarëve të ksaj Krahine
– Qeveria e Serbisë dhe
– Faktori Ndërkombëtarë për marrjen fundë të luftës së armatosur , demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika , kushte konkrete lidhur me ndërprerjen e luftimeve .
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit dolën në sheshë shumë çështje si shkatrrime që bëri shteti Serbë pë përzënjen , dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokalitetve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive , të mijërave banorë të dëbuarë që lëshuan vatra e veta , si pasojë e luftës . Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave të cekura janë 11.783 banorë . Kategoria e të zhvendosurve nga në veqanti nga Komuna e Medvegjës , Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë që asnjëherë qeveria Serbe nuk dashti as të ndëgjoi se le të intresohet dhe investoj për rikthimin e tyre në shtëpit dhe pronat e veta .
Këshilltarët Komunal shqiptarë të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës patën disa seanca të përbashkëta të mbajtura ku edhe miratuan konkluzione me përmbajte , kërkesa dhe pika të veqanta . Deri më tash janë tri elemente , veprime që kanë peshë edhe me aktete më të larta ndërkombëtare që Kosova Lindore po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet , të fomojë një identitet të vetin si me :
– Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992
– Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së
– Marrëveshjen e Konqulit
A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave dhe synimeve të Popullatës shumicë
Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Kosova është shtet dhe Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë . Duke llogaritur në Politikën e jashtme nëse së shpejti do të kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë .
Kërkohet që edhe njëher të Rikonfimohet vullneti i popullit pra të parashifet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë .
Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezente pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare .
Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim , intelektualët të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim , unitet , harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë Serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë p.sh lidhur me pjesëmarrjen për parlamentë të Serbisë disa ishin pro e disa kundër , kështu nuk mundë të ndërtojmë ndonjë strategji veprimi që do jepë rezultate të pritshme .
1 – Ndërtimi i koncenzusit për gjëra fundamentale
2 – Rikonfimim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë
rajon të ketë ,
3 – Mbykqyrje të përheshme të forcave të sigurisë ndërkombëtare
këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë Krahinë shqiptare .
Shumë pakë bëhet në shenimin e ksaj date historike , në
evakuimin e ksaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmesë mbajtjesë të ndonjë akademije por edhe manifestime të ndryshme . Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona , në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë , për tu bërë realitet Referendumi për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjtje me Kosovën amë.
* Autori Refik Hasani është Prof . i Ekonomisë , publicist i pavarur nga Krahina shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë .