«Kur zonjat Clinton, Calmy-Rey, Sarkozi, Michele Obama, Laura Bush, Jozefina Topalli, Angelina Jolie… vejnë shami kur gjenden në mesin e muslimanëve apo n’xhami, pse kjo Atifetja nuk rrespekton dhe injoron rregullat e islamit ?!..siq e pamë ne vendet islame pa shamia n’kokë e këmbëcullake…që i kishte vënë të skuqen burrat e atjshëm.. » përgjigjet për agjencinë informative «Presheva jonë » imami i xhamisë së Madhe në Prishtinë Dr.Shefqet Krasniqi duke folur për vizitën e fundit të presidentes në vendet Arabe. Duke folur për Luginën e Preshevës ai kerkon unitet nga ta dhe t’i kthehen Prishtinës dhe Tiranës. Sipas z.Krasniqi « Tadiqi derisa futet ne Kosovë për « bozhic » me ftesë nga Kisha, shiptarët e Luginës së Preshevës nuk i ftojnë liderët e kosovarë për Bjaram por te Molla e kuce ?!.. »
INTRVISTË EKSLUZIVE ME PROF.DR. SHEFQET KRASNIQIN, IMAM I XHAMISË SË MADHE NË PRISHTINË
Prishtinë, 20 janar/AIK-Presheva Jonë
Bisedë me prof.dr Shefqet Krasniqi, si shumë intervista tjera, edhe këtë e zhvilluam në shtëpinë tij , në katin e dytë ku banonte imami, vetem disa hapa mbrapa qeverisë së Kosovës. Pra ekipi i agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » pas vizitave dhe takimeve me Mr.Naim Tërnava, myfti dhe kryetar i BIK si dhe Don Lush Gjegji i trokiti n’derë edhe imamit të Xhamisë së Madhe të kryeqendrës së Republikës së Kosovës prof.dr.Shefqet Krasniqi në kabinetine të cilit na afroi shërbet dhe na tha “djem këtu, siq po e shifni s ka taballa duhani, dmth nuk bën me pi duhan dhe pikë”.. dhe ne rrespktuam rregullat e shtëpisë, ndryshe mund të mbeteshim pa intervistë.
Në dhomën tij të punës nuk kishim cfarë të shofim në tavolinë dhe rafte pos Kur’anit dhe libra e libra tjerë me tematikë të larmishme të autorëve të njohur botëror, libra këto me thas të paluara mirë dhe të shtrira në tokë e tavolinë, të hapura e të mbyllura…që na e la përshtypje se jemi në një bibliotekë e jo në një shtëpi private. Aq shumë libra kishte sa që e pyetëm imamin, se sa kamioa libra i ke aty ?. Bile i tham se, a nuk ka frikë nga to, se me ba me u praptue nga raftet e larta gjithë ato libra mundet me të mbyt, e Prishtina mbetet pa imam..Imami Krasniqi u përgjigj duke qeshur, ku është ajo e mire me vdek, me u mbyt prej librav e me tespih n’dorë se sa ndonje vend tjetër he mozamakeq…Me këtë atmosferë humori nisëm edhe intervistën me imamin e Prishtinës dr.Shefqet Krasniqi.
Meqë kishim dëgjuar gjithcka madje edhe lexuar për imamin e xhamise së madhe Shqfeqt krasniqin ashu e keshut, madje se qenka i « rrezikshëm me mjekërr», para nje viti kan me arrestue ne Zvcer » etj…ne ishim kurrioz dhe fillimisht e pyetëm se pse konsiderohet i rrezikshëm dhe pse nuk ju arrestojnë ? z.Krasniqi për « Presheva Jonë » është përgjigjur se « i rrezikshëm, sepse për këta i rrezikshëm është ai i cili e përhap fjalën La-ilahe il all-llah,por paska qenë e shkruar nga zoti që ata ”të mirët” që ia dojnë të mirën këtij populli me i ndjek,edhe Isën e kanë ndjekë me e mytë por All-llahu e shpëtoi,edhe pejgamberi jonë është ndjekë e mallku e i pa përshtatshëm për kohë e vend. Të këqinjëve kur t’ia trazosh pak vendin, ata shpërthejnë kundër për me e bindë se këta janë të rrezikshëm, ndryshe kshyrini pasojat tona dhe të të tjerëve sa persona i bëjnë dëm shtetit si rezultat i fjalëve, ligjeratave tona e barabrat me ”0”…
PËRDERISA, ZNJ.CLINTON, CALMY-REY, SAKRKOZI, LAURA BUSH, JOZEFINA TOPALLI, ANGELINA JOLIE…VEJNE SHAMI MBI KOKË, NË SHENJË RRESPEKTI NDAJ ISLAMIT, NUK DI PSE ATIFETËS I PENGON KJO ?!
Presheva jonë : Selam, imam Krasniqi! Në aspektin politikë po dihet cështja e Kosovës ,po në aspektin fetar si qëndrojnë punët ?
DR.SHEFQET KRASNIQI : Bismilahi-Rrahmani-Rrahim. Edhe politika është qështje e fesë,pjesë e fesë dhe nuk ndahet prej saj sepse feja është krejt njeriu,e ajo degëzohet në politikë,ekonomi,mardhënie familiare,sociale etj. Ne jemi dëshmitarë të asa se kohëve të fundit janë njerëz të veqantë të cilët merren me fe,dhe pë fat të keq këta tek ne të cilët merren me fe e kanë kuptuar politikën në atë mënyrë kinse nuk ka të bëjë asgjë me fe,përkundër shteteve që na rrethojn të cilat politikën e lidhin ngushtë me fe dhe personalitetn e një politikani e lidhin ngushtë me fe. Në serbi shembull shumë problem do ta ketë që për president të zgjidhet një person ateist,ai nuk e ka të lehtë që kur popullata kërkojnë vend për një kishë aj të mos ia sigurojë atë këtë po e krahasoj me kta tanët këtu të cilët e kanë një përqindje absolute muslimane dhe fare nuk e kanë dert nëse i injorojnë xhamit,nëse muslimanët falen në borë e shi. Politikanët tanë janë të ndarë ploësishtë,ne nuk po themi që ata të jenë hoxhallarë,e as hoxhallarët me u përzi në punë të shtetit,secili i ka punët e veta,por të gjithë duhet me e pas hallin e popullatës,me u përkujdesë për problemet e myslimanve,xhamiat etj. Viti që lam pas ishte shumë i vështirë, ky që jemi ka gjasa të jetë edhe më sfidues jo vetëm për ne por për krejt Europën, ndoshta edhe më larg,kurse në aspektin fetarë fal zotit ka ecje,ka përparim, megjithëse është e vërtet se ka mbeturina të komunizmit dhe që fatkeqësishtë ata sot drejtojnë institucione shtetrore apo media të mëdha ku ata mundohen me cdo kusht ta pengojnë hovin e Islamit por ashtu qysh kanë dështuar deri sot do të dështojnë edhe në të ardhmen sepse feja zotit do të ec përpara dhe nuk ka kush që e ndalë.
Presheva Jonë : z.Krasniqi jo vetëm Vatikani, por edhe vendet arabe si duket po vonohen ne njohjen e Pamvaresisë së Kosovës, megjithse kemi pritur më shumë. Pse ngjet keshtu dhe si e vlerësoni vizitat e presidentes Jahjaga se fundit ne vendet arabe a do t’i sjellin dobi vendit tonë ?
DR.SHEFQET KRASNIQI : Po vallha dobi, po shifet cfare dobie. Në fakt janë të dobishme nëse dimë të sillemi, nëse dimë të përfitojmë. Por, në vendet arabe nuk shkohet ashtu as nuk lobohet ashtu siq e pame presidenten tone në ekrane e fotografi në gazetat tona. Unë smund ta kuptoj gjestin e presidentes para liderëve arabë dhe jam i befasuar me veshjen e presidentes Atifete para liderve muslimanë. Vonesat e Vatikani dhe vendeve islamike ne njohen e Kosovës nuk janë të rastësishme, aty ka dicka..Këta shofin dicka se me Kosoven nuk eshte ne rregull. Ata e dine shumë mirë me shifra se sa të rinje shkojnë n’kishë e sa n’xhami. Dhe krejt normale jane kto hezitime të njohjes së Kosovës dhe si mund të lobosh ne vendet islame pa shami n’Kokë apo me këmbë cullak ?! Bile së paku delegacionet tona kur të shkojnë ne vendet arabe të rrespktojnë rregullat e islamit sepse ata e dine ose kane dëgjuar se në Kosovë shumicva janë muslimane dhe ata nuk mund t’i mashtrosh as me sharmë e as me të puthme dorën Papës. Sikur Vatikani ashtu edhe vendet islame e njohin mirë , n’giishtrinjë Kosovën dhe neve. Unë nuk mund t’i përzihem në veshjen e presidentes së Kosovës se si të vishet , fundja ajo ka edhe presonat special të modës, të veshjes që meren me te, për vizita zyrtare, siq kanë edhe zonjat e tjerave shtete si znj. Clinton, znj.Calmy-Rey, znj. Obama, ajo e Sarkozit, Anglelina Jolie, Luara Bush apo edhe kjo jonja Jozefina Topalli..(shiko lartë ne foto) të cilat sa herë kanë vizituar vendet islame apo ndonjë xhami ato i kemi parë me shami mbi kokë, e deshtën apo nuk e deshtën shaminë. Por, ato ket gjest e bëjnë për hirë rrespektit dhe për të treguar edukatën familjare, kulturën e tyre dhe se janë vende demokratike dhe të tolerancës. Ndërsa, kjo Atifetja jonë shkon atje si n’kanxhec, futet n’xhami pa kurrëfare mbuloje…Nëse ajo s ka rrespkt ndaj muslimaneve tek ne n’Kosovë, bile karshi botës duhet dëshmuar se jemi tolerant dhe është dashur që ajo të vente një pëlhurë kokës dhe dhe kembëve për të rrespektuar mjedisin ku ajo ka qëndruar, vizituar aq me tepër kur ata diplomat, nga ato vende arabe e dine fare mirë se ajo vjen nga nje vend me shumicë musliane. Dhe ky mos rrepskt dhe injorancë ndaj fesë muslimane nga ana e Atifetes nuk i jep imazh të mirë Kosoves e as shqiptarëve të njohur tashmë për tolerancë dhe rrespkt ndërfetar.
NUK JAM KAH KUPTOJ KET “MILET” PSE VLLA NUK I FRIKSOHEN APO NUK MERREN ME POPAT SERBË, ME MARKSIN, APO REXHEP QOSJEN ME MJAKRRA..PO NA NA GJUHEN NEVE ?!
Presheva Jonë : Pse z.Krasniqi, siq e dinienxënsit serbe mësojnë fenë ortodokse në shkollat e Republikës së Kosovës. Po se nuk lejohet shamia dhe mësim besimi islam për musliamnë e katolikë nëpër shkolla,kur nga përditshmëria shohim në perëndim raste të shumta me shamia ?
DR.SHEFQET KRASNIQI : Pyetje me vend..sa i përket mësimimit të fesë aktlike mund t’i pyetni kompetentët e kesaj feje, por unë mund t ju flasë vewtem për cështjet tona. Pra, kjo del jashtë normales,dhe e dimë se në kushte jo-normale e pa-vërteta bëhet e vërtet, kurse e vërteta e pa-vërtetë. Ata duke konsideruar se nuk duhet të dalim me shami, duke harruar se shkelin të drejtat njerëzore, qiellore që na krijuar zoti. Politikanët tanë mendojnë se cdo send duhet të largohet prej fesë dhe se feja sipas tyre duhet të mbetet vetëm në xhami dhe shtëpi,kaq. Jashta shtëpisë nuk bënë të jepet as selam, sepse është islam, duke vazhduar me veshje etj…Kjo është rezultat i dy faktorëve kryesorë ndoshta: Ndikimi i komunizmit për krijimin e gjeneratës së re që ata vet ta luftojnë fenë,nuk ka nevoj që të vijnë serbët prej Beogradit hiq me luftu fenë,pasi që e kanë krijuar gjeneratën. Ky ka qenë rezultati më i madhë i komitetit qendrorë të ish-Jugosllavisë kanë krijuar tek vendet myslimane në Bosne dhe tek ne këtu bijë,ki pi hoxhallarëve e haxhinjë nga familje fetare të cilët e luftojnë fenë më shumë se vetë komunistat,faktori i dytë është mosnjohja e realitetit në fe,ata nuk e din madhështinë e kësaj feje,të mirat e kësaj feje,dobitë e kësaj feje për jetën në përgjithësi. Kohëve të fundit po flitet për metodat e luftimit të korrupcionit,po nuk e mendojnë atë se po të ishin këta politikanët tanë fetarë nuk do të vinte hiq puna deri te korrupcioni,dhe kjo shprehje nuk do të ekzistone të fjalorin e përditshmërisë tonë sepse myslimani nuk vjedh,duke kaluar tek vjedhjet,vrasja,droga,këto janë të barabarta me helëm. Këta ushqehen nga jashtë se feja është e vrazhdë,e vështirë duke u thirrur në shprehje si radikalizëm, vehabizëm, ekstremizëm etj. Sipas tyre njeriu me fal namaz është ekstrem,me qit shami nkokë është ekstrem me lishu një mjekërr të vogël ose të madhe është ekstrem, kurse për priftit serb mjekrra nuk paraqet ekstremizëm, ky Rexhep Qosja që ka mjekërr nuk prish punë, as mjekrra e Marksit nuk prishin punë.. apo mbulesat e murgeshave nuk prishinë punë…sa qesharake. Vetëm ne të xhamisë, djemt dhe vajzat që mundohen me e praktiku këtë fe dojnë të na dallojnë sepse këta kanë me ec shumë përpara, cfarë të keqe ka nëse ecin përpara myslimanët në Kosovë ? Nuk jam kah e kuptj ket mlete, po shqyqr n’Ztoin ata jane pak dhe e drejta dhe shumica gjithmone ka ne me triomfue.
Presheva jonë. z.Krasniqi ka apo nuk ka vehabizëm e ekstremizëm,a duhet të alarmohet organi i ruajtjes së rendit në Kosovë,është tem për të cilën flitet mjaftë ?
DR.SHEFQET KRASNIQI Në realitet vehabizmi nuk ekziston,unë edhe më herët kam thënë se shprehja ”vehabizëm” dhe etiketimi i një grupi të myslimanëve se janë vehabista është shpifje e barabartë me atë qka na thonin dikurë neve serbët se ne jemi separatista e qka jo tjetër deri edhe terorista.
Presheva Jonë: z imam Krasniqi, pasi konsideroheni i rrezikshëm, pse nuk ju arrestojnë ?
DR.SHEFQET KRASNIQI: I rrezikshëm, sepse për këta i rrezikshëm është ai i cili e përhap fjalën La-ilahe il all-llah,por paska qenë e shkruar nga zoti që ata ”të mirët” që ia dojnë të mirën këtij populli me i ndjek. Edhe Isën e kanë ndjekë me e mytë por All-llahu e shpëtoi, madje edhe pejgamberi jonë është ndjekë e mallku e i pa përshtatshëm për kohë e vend. Të këqinjëve kur tia trazojshë pak vendin,ata shpërthejnë kundër për me e bindë se këta janë të rrezikshëm, ndryshe kshyrini pasojat tona dhe të të tjerëve sa persona i bëjnë dëm shtetit si rezultat i fjalëve, ligjeratave tona e barabart me ”0” sikur në sferat tjera, kurse ata tjerët, sikur nëpër ministri, shkolla, banka i shofim cdo ditë rezultatet e tyre. Është normale të etiketohesh nga një shoqëri e dalë nga komunizmi, pasi që veshi i tyre nuk ka dëgju se ky islam përzihet dhe zgjidh probleme si të politikës,arsimit,ekonomisë dhe gjitha poret e jetës.
TADIQI FTOHET NGA KISHA PËR « BOZHIQ » N’ KOSOVË, KURSE SHQIPTARET E LUGINËS NUK I FTOJNE LIDERET KOSOVARË PËR BAJRAM, POR TE MOLLA E KUQE ?!
Presheva jonë: Kah duhet të orientohen qytetarët e Luginës së Preshevës, ka Kosova apo..?
DR.SHEFQET KRASNIQI Patjetër ata duhet të kthehen kah Kosova,neve nëse nga ka nda armiku,na ka ndarë qikjo Europë,ne nuk duhet të pajtohemi me këtë ndarje ani pse ekzistojnë kufinjët,duhet të mbajnë vëllezërinë,miqësinë sepse këtu sa dy,jemi një. Të marrim shembull nga Serbia e cila e dinë që Kosova më nuk është Serbi,por me cdo kushtë mundohen ti mbajnë lidhjet me krerët e kulturës,traditës,fesë. Liderët e Luginës duhet me u bashku me fjalën La-ilahe il all-llah,sepse allahu ka thënë mos u përqani pasi përqarja rezulton me tretje,shkapërderdhje. Duhet ti kemi frikë zotit dhe hatër të tijë të jemi unik mes veti. Jo gjithëherë duhet që të pajtohemi në cdo pikë,por nuk duhet të harrojmë se kemi një fe,një pejgamber,një kur’an. Nuk i ka hije Preshevës,Bujanocit e Medvegjës të ndahen në dy,tri bashkësi islame,por është mirë për të tjerët pasi po qojmë uj në mullirin e huaj dhe po e zbatojmë atë thënien ”përqaj e sundo”,jo vetëm nga ana fetare por edhe politike.
Presheva Jonë: z.Krasniqi keni dëgjuar se ditëve të fundit intelektualët e Luginës i kanë dërguar letër institucioneve të shtetit në Kosovë dhe Shqipëri ku kanë kërkuar nga ta që ta vizitojnë Luginën e Preshevës,si e vlerësoni një hap të tillë, megjithse një minsitër u kthye mbrapa ?
DR.SHEFQET KRASNIQI: Pooo, ktheht mbrapa keshut kur shqiptarët nuk knaë organizim. Unë e përkrahi iniciativën e intelektualëve të Luginës e cila është shumë e qëlluar dhe me vend,por përmbatja e tij sipas mendimit tim është shumë e dobët dhe e nivelit të ulët pasi që sic kam parë unë ata i kanë bërë ftesë për vizitë popullatës por edhe disa vende sikur Mollën e Kuqe, ata nuk thanë se ata duhet të vijnë për bajram e as nuk thanë që duhet me ardh në xhami,përderisa Tadiqi vjen nga Beogradi për një kishë,intelektualët e Luginës por edhe tanët në Kosovë të cilët nuk ia dinë as derën xhamisë nuk e zënë as nëpër gojë xhamin e fenë,përderisa serbët gjithqka lidhin me fenë, kishën dhe traditën,neve na duket e paarsyshme të diskutojmë për fenë e lërë më tepër.
Presheva Jonë: Ju keni qenë në Zvicër dhe e dini problemi e minareve. Duhet apo nuk duhet patjetër të ketë minare z.imam ?
DR.SHEFQET KRASNIQI: Jo,nuk është patjetër të këtë minare, nuk është e domosdoshme..por Zvicra këtu i ka shkelur normat dhe vlerat e veta të demokracisë, ka rënë viktime e disa nacionalistëve të cilët i ka aty sikur që është Dick Marty, sikur se që është edhe Gjermania por ata atje po mbahen dhe nuk po nënshtrohen. Thash njuk janë të domosdoshme minaret në Zvicër sespe minarja me shume shrben si orinetim, meqë shifen prej së largu dhe Zvicra me desht e bënë një gjest, nese vërtë po i pengojkan minaret, që në të ardhmen në rrugët e Zvicrës të vjenë shenja simbole orinetimi, se ku gjendet ajo xhami, siq jane te vena për kisha. Pushteti zviceran jo sipas mu por sipas të vertetës ka gabuar pasi që ajo është dhe ende vazhdon të mbetet shembull i tolerancës dhe i demokracisë do ta precizoja se kjo nuk është pasojë e Zvicrës por e disa zvicërranëve. Kur e ke shënu vetë atë kushtetut dhe ti i përmbahesh asaj kushtetute, pas një kohe të shkurtër apo të gjatë vjen një ditë kur e sheh,ngadal se kjo po i konvenojka myslimanëve,po mirë të gjithë myslimanët tatimin po e derdhin aty te ti, po ta ndërtojnë shtetin tënd, po hajnë e pinë aty, janë pjesë e shtetit dhe nuk është në rregull me i nda. Është parim psikologjik se nëse i mohon diqka ai gjithnjë mundohet ta arrijë atë gjë, duhet të binden me fakte, shembull le ti bindin njerëzit nëse kanë fakte se minarja iu pengon dhe nëse iu pengon atëher ndoshta është e mundur pasi që ata nuk janë mysliman, minarja nuk është e patjetërsueshme,por është e nevojshme pasi që e identifikon një shtëpi të zotit (xhami). Sot në zvicërr janë më shumë se 260 xhami ose më shumë por nuk vërehen,xhami minaren më tepër e ka karakterin orientues se dikund paska xhami,por shpresoj se edhe ky problem do të zgjidhet së shpejti.
Presheva Jonë: Cila është porosia juaj për bashkëatdhetarët tanë në diasporë ?
DR.SHEFQET KRASNIQI Fatmirësishtë një pjesë e popullit tonë që është jashtë jo vetëm se nuk i ka humbur vlerat,përkundrazi kanë fituar vlera të reja,janë përshtat e gjindë ashtu qysh kërkohet. Ajo qka më brengosë është tretja e disave që jo vetëm se janë tretur por janë transformuar në faktorë destabilizues,nuk i ka hije as Preshevalisë,as Prishtinalisë me bë gjeste negative e me hi në burg,e të identifikohet që është shqiptarë,se ai kurr nuk mund të bëhet zvicërran. Një gjë tjetër që më pengon është ai lokalizmi,unë jam Preshevarë,unë Shkupian,Tetovar,Prishtinas. Ne nuk jemi 100 milion popull,jemi aq afër sa edhe nkëmb mund ta vizitojmë njëri tjetrin,traditat i kemi të njëjta thuase,duke pasur këto parasyshë këto emanet i jemi do të ishte që kjo të zhduket. Secila pjesë ka vlera dhe i paraqet vlerat e veta.
——————————————————–
JA EDHE KOMENTET E JUAJA: