Intervistë ekskluzive me z.Edmond Haxhinasto, zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë dhënë agjencisë “Presheva Jonë”
*Pas kërkesës sonë që Shqipëria të jetë kandidate për anëtarësim në BE qeveria jonë bashkë me opozitën jemi të përqëndruar në realizimin e 12 prioritetetve të marra nga Brukseli, që edhe vendi ynë një të afërme jo të largët të jetë pjesë e familje së madhe të BE-së. * Nuk ka alternativë tjetër pos vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë * Qeveria shqiptare vazhdonë të loboj për njhje të reja të Kosovës si një shtet dhe anëtarësimin e saj në OKB, por ne jemi kundër këmbit të territorëve, jemi kundër bashkimit dhe ndarjes së Kosovës. * Serbia e cila pretendon një ditë të jetë anëtare e BE-së nuk ka të drejtë t’i mbajë ata të izoluar shqipatrët e Luginës së Preshvës, meqë edhe ata kanë të drejtë të jenë qytetarë të Evropës. * Hetimet në Kosovë për « trafik organesh » sipas raporti të Dick Marty i presim me padurim dhe me këtë zbardhje të së vërtetës do t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë kësaj cështje për ata të cilët e kanë shumë për zemër, që nuk i kanë shumë për zemër shqiptarët…Janë këto vetëm disa prononcime të shefit të diplomacisë shqiptare z. Edmond Haxhinasto, nga intervista dhënë sot agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë »
Tiranë, 9 tetor/ AIK-Presheva Jonë
Zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto në intervistën ekskluzive dhënë sot agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » duke përshëndetur përurimin e Abetares për nxënësit e vegjël të Luginës së Preshevës dhe duke konsideruar ketë si një sukses të vitit, ai apelon në emër të qverisë shqiptare tek dashakeqët e gjuhës shqipe që të lënë retorikat dhe politizimet…duke ju mundësuar fëmijët tanë të mësojnë shkronjat dhe gjuhën e bukur shqipe.
PO VAZHDIMIT TË DIALOGUT MES KOSOVËS DHE SERBISË, POR TIRANA KUNDËRSHTON CDO TENDENCË PËR KËMBI TERRITORESH, PËR BASHKIM APO NDARJE TË KOSOVËS
Presheva Jone: Z. ministër kohëve të fundit sikur në mediat kombëtare ashtu edhe në ato ndërkombëtare flitet e shkruhet për progrese dhe integrime itë shtetit shqiptar, si rezultat i stabilitetin politik dhe ekonomik. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave mendoni se Shqipërinë do ta kemi së shpejti anëtare të BE-së?
MINISTRI HAXHINASTO: Integrimet ndërkombëtare të vendit tonë janë një objektiv stretegjike i shqiptarëve dhe sigurisht do të ishte ylli polar i të gjitha politikave të qeverisë sonë. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vendi ynë, insitucionet tona po punojnë vazhdimisht pë rintegrime, përfshirë këtu edhe anëtarës
imin e vendit në Bashkimin Evropian. Por, rruga deri tek anëtarësimi vendit tone, sikur edhe vendeve tona fqinje ende është shumë e gjatë. Siq e dini që nga prilli i vitit të kaluar Shqipëria ka parashtruar kërkësën për kandidate për anëtarësim në BE. Bashkë me ngazhimin e qeverisë shqiptare edhe opozitën duhet të pëqëndrohemi më shumë duke realizuar ca kërkesa, apo sygjerime do t’i quaja më mire, nga ana e BE-së siq janë ato 12 prioritetet e parashtruara nga Brukselli qe një të afërme jo të largët që edhe vendi ynë të jetë pjesë, anëtare e familje së madhe të Bashkimit Evropian.
Presheva jonë: Z.Minsiter siq e dini në Bruksel po zhvillohen bisedimet runde-runde mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërperje apo shtyerje të herëpas’hershme për shkak zhvillimeve të nxehta në Veri të Mitrovicës. Cfarë pritni nga keto bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit dhe sa mund t’i kontribuojnë stabilitetit politik të marëdhënëve, së pari mes këtyre dy shteteve, e pastaj edhe të rajonit..?
MINISTRI HAXHINASTO: Mendoj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë jo vetëm se duhet vazhdohet, por edhe ndihmuar nga të gjithë bashkarisht, sepse ky proces do të ishte e vetmja alternativë që dy palët, në këtë rast dy shtetet Kosova dhe Serbia t’i miratojnë dhe zgjedhin një sër cështjes që preokupojnë këta dy vendeve. Pra, permes këtij dialogu me ndërmjetësimin e BE-së besoj se do të zgjidhe një së problemesh që presin për t’u zgjidhur në dy vendet, proces ky i cili është në favor të përmsimin të jetës dhe në të mire të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Nga negocitat e deri më tashme, janë bërë disa progrese dhe marrëveshje në mbarëvajtjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, natyrisht duke mos dalur jashtë kornizave që dialogu të meret me qëshje teknike se sa me cështje politike apo rreth statusit të Kosovës, sepse statusi i Kosovës është kryer njëherë e përgithmonë dhe aty nuk më kthim mbrapa.
BEOGRADI S’KA TË DREJTË TË DISKRIMINOJ SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE T’IA MOHOJ ATYRE DËSHIRËN PËR TË QENË PJESË DHE QYTETARË TË EVROPËS
Presheva jonë: Kur është fjala tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të pakënaqur me politikën diskriminuese të Beogradit kanë insistuar që edhe ata të jenë pjesë e këtyre bisedimeve, por ata janë anashkaluan, për cka më vonë, dit¨ve të fundit pasuan një ser protestash kundër kësaj politike antishiptare. Shkurt z.ministër si e shifni ju perpektivën e këtyre tri komunave të banuara me shumicë shqiptare ?
MINISTRI HAXHINASTO: Mendoj se cështja e Kosovës, cështja serbëve të Kosovës bashkë me problemet në Veri të Mitrovicës janë në agjendën e bisedimeve dy palëshe të cilat po monitorhen nga Bashkimi Evropian. Dhe unë nuk do të dishiroja aspak t’i përzieja problematikat. Sigurisht që qështja e të drejtave të shqiptarëve entik në Medvegjë, Bujanoc deh Preshevë është shetësuese dhe ne vazhdimisht këto zhvillime me mjaft përkushtin po i ndjekim. Por këto të drejta legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë edhe rrugën dhe mënyrën e zgjidhjes e cila nuk është e lidhur drejtpësëdrejti me Kosovën apo me ndonjë pjesë të saj. Prandaj, unë do të vlerësoja se keto procese nuk duhet ngatërruar me njëra tjetrën, pasi nuk i shërbjenë vetë zgjidhjes së ketyre problemeve. Mendoj se shqipatrët e Luginës së Preshevës i kanë hapsirat dhe duhet kërkuar aty ku jetojnë dhe veprojnë dhe në mënyrë institucioanle të drejtat e tyre kombëtare si qytetarë në kuadër të Republikës së Serbisë..Pra, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë legjitime të kërkojnë dhe realizojnë të drejtat e tyre të garantuara sipas standardeve ndërkombëtare, por gjithnjë përmes rrugës paqësore në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë pjesë e integrimve të atij rajoni, të jenë pjesë e Evropës, sepse Serbia e cila pretendon një ditë të jetë anëtare e BE-së nuk ka të drejtë t’i mbajë ata të izoluar, meqë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë të jenë qytetarë të Evropës.
Presheva Jonë: Në bazë të kësaj përgjigjie z.zv.kryeminsitër duket se ju kundërshtoni ndarjen e Kosovës apo këmbimin e territoreve, siq flitet shpesh nga disa qarqe..?
MINISTRI HAXHINASTO: Siq e thatë ndarja e Kosovës apo këmbi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, për mendimin tim janë një shprehje e tezave të vjetra, arkaike të provuara në kohëne dikatoerit serb Miloshevci, plane, projekte keëto të dështuara tashmë në rajonin e Ballkanit. Prandaj, shkëmbim territorresh do të thotë të krijojmë shtete etnikisht të pastra, të ndryshojmë kufijtë. Këto teza kanë një histori shumë të dhimbshme në të kaluarën e Ballkanit. Dhe këto propozime që vine nga disa qarqe nuk janë aspak në përputhje me proceset e demokratike dhe të stabiliteti në rajon e aq për tepër pro integrimeve evropiane..Pra ato janë teza në rend të parë në dëm të vendeve të rajonit, kur kemi parasysh ndërtimin, strukturën e shteve në ballkan. Ju e dini mirë se sa ka investuar dhe po investon komuniteti ndërkombëtar për lirinë dhe demokracinë deri tek proceset e integirmeve në tokat shqipter në Ballkan Dhe si rezultat i këtij investimi, angazhimi padyshim kemi sot shtetin më të ri në Evropë – Kosovën. Integriteti i Kosovës, mosndarja e saj, moskthimi i saj para vitit `99, mosbashkimi i saj me një shtet tjetër, kanë qenë në themel të pavarësimit të saj. Dhe mbi ket bazë qe haruar, themeluar plani i Ahtisarit. Dhe me ketë bazë sot e kanë njohur 86 shtet Kosovën dhe po vazhdojnë ta njohin shtetin më të ri në Evropë, Kosovën.. Dhe vedni ynë Shqipëria, paralel me insitucionet e Prishtinës edhe ne vazhdimisht jemi duke lobuar me vendet tona aleate edhe mike për njohje të shpjeta dhe masovike të shtetit të Kosovës, kështu për t’i hapur rrugën për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Prandaj, nuk guxojmë dhe nuk mund të devijojmë, të ndryshojmë kodin, kornizën, themelet e pavarësisë së Kosovës dhe të krijojmë një problem, i cili do ishte krejtësisht i panevojshëm dhe nuk do t`i shërbente aspak Kosovës, por do t`i shërbente atyre qarqeve antishqiptare, të cilat përpiqen me të gjithë mënyrat, me fushata të herëpasherëshme për të dëmtuar një profil të ri, një imazh të ri që kanë shqiptarët në rajon, si një komb liridashës, kostruktiv dhe për fqinjësi të mire.
PËRMES ABETARES UROJMË VOGLUSHËT E LUGINËS SË PRESHEVËS MËSIM TË MIRË TË SHKRONJAVE DHE GJUHËS SË BUKUR SHQIPE !
Presheva Jonë: Siq e dini ardhja e Abertares në Luginën Preshevës pati jehonë të madhe në mediat tona, por nuk munguan as kritikat aty-këtu rreth saj. Meqenëse deri sot Tirana zyrtare ende nuk ka dalur publikisht me qëndrimet e saj zyrtar rreth kësaj Abetare. Atëherë ju si minister i punëve të jashtme dhe zv.kyreminsiter i Shqipèërisë a mund të na përcillni qëndimet e Qeverise shqiptare rreth kësaj Abetare ?
MISNISTRI HAXHINASTO: Po gjithsesi. Qëndrimet e qeverisë shiptare mund të t’ju them se janë të qarta rreth Abetares për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, se ky tekst është legjitim dhe shkollarët lirisht mund ta përdorin për të mësuar shkronjat e para të gjuhës shqipe në trojet e tyre etnike. Në hartimin e kësaj abetare padyshim ne, pra shteti shiptar ka kontribuar, por natyrisht në bashkëpunim me ambasadorin tonë në Beograd si dhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të zgjedhur nga popullata e juaj atje…Pra, në këto momente është mjaft e rëndësishme që voglushën e Luginës së Preshevës të kenë një Abetare shqiptare, po e përsërish NJË ABETARE SHQIPTARE e cila do t’ju mësoj atyre shkronjat, gjuhën e tyre të bukur shqipe sipas standardeve tone kombëtar që e posedojmë në trevat tona. Ministria dhe qeveria jonë shqiptare konsideron si sukses të vitit praninë e Abetares në mesin e voglushëve dhe voglusheve të Luginës së Preshevës. Retorika rreth kësaj qështje, politizimi i Abetares nuk i shërben aspak. Sepse aty ishin dy alternative: Ose , të kishte një Abetare që do të bëhej një Abetare që do të bëhej në mënyrë koncensuale edhe nga shqiptarët e tjerë edhe përfaqësuesve zyrtarë të arsimit në atë zonë, ose t mos kishte fare asnjë Abetare në gjuhën shqipe për shokollarët shiptarë të Luginës së Preshevës. Dhe besoj se këtu vetëm njeriu i verbërt apo i marrë nuk do të dunte ta bënte përzgjedhjen. Pra, për këto momente, unë mendoj se duhet lënë anash politizmin e cështjeve dhe të ecim përpara duke i dhënë prioritet mësimit të shkronjave dhe gjuhës shqipe të standrardizuara sipas normave tona kombëtare përmes Abetares dedikuar fëmijëve shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Në të ardhmen, sigurisht do të ket vend të arrihet dhe të diskutohet më gjatë të arrihet një mirkuptim i gjitha palëve, për një abetare gjithkombëtare..
Presheva jonë: Dhe për fund z.minsitër, cfarë mendnoi rreth aferës së “trafikut të organeve” në Kosovë e inicuar në rap
ortin e tij Dick Marty ku e ka fundin, kun homologu i juaj serbë Jeremic ditë më parë këtu në Kombet e Bashkuara në Gjenevë involvoi edhe Tiranën zyrtare, megjithse gajtë një bisede me ish-kryeprokuren e TPI-së Carla del Ponte, ajo rreth ketyre deklaratave u shpreh se “ai, Jermeci ja paska futur kot, meqë Tirana nuk ka asgjë të bëjë me këtë..”. Ju z.minister, mendoni se afera e « trafikut të organeve “ ka zbehur një qik imazhin e Kosovës ?
MINISTRI HAXHINASTO: Mendoj se nuk ja vlenë të meremi me deklarimet e Del Pontes. Un mednoj se detyrim institucional i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës që konfromë të rezoutës së Këshillit të Evropës në Sttasburg duke ju predikuar raportit të Dick Martyt, është që të krijojnë kushtet e një hetimi të plotë rreth kësaj afere dhe t’i jepet sa më shpejt mund spekulimeve dhe Kosova t’mos mbetet e pengen e këtij raporti spekulativ i cili ëshë reflektuar negtavisht si në imazhin e Kosovës ashtu edhe në ngecjen e njohjeve të reja. Është vërtetë se ne, Tirana zyrtare kemi hedhur poshtë raportin e Dick Martyt dhe pretendimet e tija, por githashtu jemi pajtuar duke lënë dyert hapur komunitetit ndërkombëtar për të zhvilluar një hetim të plotë për të ndriquar se në Kosovë paska pasur apo jo “trafik organesh” siq pretendon jo vetëm Dick Marty, por edhe qarqe të tjera të caktuara me qëllim të kompremetimit apo humbjes së imazhit të Kosovës e cila pas tri vitesh është në rrugë të mbarë të njohjeve, proceseve demokartike dhe integrimeve evropiane. Dhe këtë hetim ne e rpesim me padurim dhe me këtë zbardhje të vërtetës rreth raprotit të Dic Marty, do t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë kësaj cështje ata të cilën e kanë shumë për zemër, ata që nuk i kanë shumë për zemër shqiptarët.