Ishte diç shumë mbresëlënëse, por edhe madhështore, të jesh i pranishëm në një koncert të përbashkët që shfaqën grupi artistik “Vëllezërit Arbëresh” nga Frasnita e Kalabrisë dhe Trio muzikore nga Gjeneva : Mimoza Nazarko- Canto, Ermira Lefort- Piano dhe Volfi Haxhiaj- violinë. Madje, jo vetëm kaç por edhe një privilegj që rrallë të ofrohet! Ndaj edhe që në fillim : Një falënderim për idenë, realizimin dhe nivelin artistik të programit!

 

L’image contient peut-être : une personne ou plus et personnes deboutQindra bashkatdhetarë të tubuar në një ambient sa festiv aq edhe mikpritës me organizimin e Shoqatës Shqiptare “Iliria” në Sant Julian en Genevois të Francës ( jo larg Gjenevës), përjetuan një kënaqësi të veçantë që sollën këto dy grupe artistike, ndaj edhe i përshëndetën gjatë me duartrokitje, por edhe ngritje në këmbë në shenjë dashurie e respekti për vëllezërit e një gjaku që ruajtën gjuhën, doket e zakonet për më tepër se pesë shekuj.

Në këtë koncert, ku pati të pranishëm edhe artdashës francezë, madje edhe autoritete të vendit, përshëndeti konsulli i ri i Shqipërisë në Bernë, z. Marin Meksi, i cili çmoi lart kontributin e vëllezërve arbëresh për ruajtjen e identitetit dhe kulturës së lashtë kombëtare. Po mbrëmë nuk munguan as shumë figura të artit e të kulturës sonë, ndër të cilat edhe profesor Astrit Leka, i cili ndonëse ka shkel të 94- tat bashkë me të shoqen e tij kishte ardhur për të përjetuar këtë ngjarje me rëndësi të shumëfishtë.

L’image contient peut-être : 3 personnes, dont Ermira Lefort, personnes souriantes, personnes deboutMë se mbresëlënëse ishte fjala e kryetarit të Shoqatës Kulturore dhe Folklorike “Vëllezërit Arbëreshë” nga Frasnita, artistit të spikatur Michele Greco. I cili përkujtoi se bazament i të gjithave që është gjuha, të cilin me fanatizëm të paparë e ruajtën dhe trashëguan ndër shekuj arbëreshet, përkundër dallgëve përmbytëse të kohës, ndaj edhe apeloi që edhe në kushtet e sotme të zhvillimit, ruajtjes së gjuhës shqipe në mërgatë ti kushtohet një kujdes i veçantë.

Ishte ky program i dytë këtyre de grupeve nga Kalabria dhe Zvicra, pas të parit të mbajtur në Wil me rastin e zbulimit të bustit të Nënës Terezë dhe në kuadër të 550 vjetorit të kalimit në pavdekësi të kryetrimit tonë , Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Programet e tilla do të ishin më se të mirëseardhura edhe në lokalitete të tjera të shteteve evropiane, për të pa se si ndërlidhen dy epokat e kulturës shqiptare përmes këngës e traditës, qoftë edhe kur ndahen me kufi e shtete.

Uroj që këso koncertesh e programesh të shohim sa më shpesh në trojet tona etnike e mërgatë, bashkë me një falënderim për organizimin e mirë të vet Shoqatës “Iliria” nga Sant Julian që na bëri bashkë me artistët arbëresh ne mërgimtarëve që jetojmë në shtete të ndryshme të Evropës. Ndonëse bëra me tren në dy drejtimet mbi 600 kilometra mbeta më se i impresionuar me programin por edhe me përqafimin e mërgimtarëve tanë me vëllezërit arbëresh ndonëse shiheshin për herë të parë mes veti. Me këtë rast grupit artistik arbëresh i dhurova librin tim “Shtegtimet e një gazetari”, ku përfshihen edhe udhtimet e mija në fshatin e tyre në Frasnitë të Kalabrisë. Rexhep RifatiL’image contient peut-être : 5 personnes, personnes sur scène, personnes qui jouent des instruments de musique et intérieurL’image contient peut-être : 8 personnes, personnes debout

SHPËRNDAJE