EKSKLUZIVE PËR “PRESHEVA JONË”: Intervistë me akademikun nga Medvegja prof.dr. Idriz AJETIN,  veprimtar i shquar dhe ambasador i gjuhës shqipe në Gadishullin Ilirik

 

“Akademik AJETI: Medevrgja po dëshmon se nga koha e “kralit” po vazhdojnë synimet e Serbisë për zbrazjen e Kosovës Lindore nga shqiptarët” ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” akademiku ynë nga Medvegja Idriz Ajeti i cili edhe pse në moshën 95 vjeqare është vital dhe vazhdon t’i kotribuoj në Prishtinë  gjuhës shqipe, kombit tonë.

 

Prishtinë, qershor /AIK-Presheva Jonë

Akademiku Idriz Ajeti është dhe mbetet ndër emrat më të njohur në fushën e linguistikës dhe ambasador i kulturës shqiptare. Iu kanë dhanë disa shpërblime, mirwnjohje  e dekorata deri tek e fundit Akademik Idriz Ajeti u nderua me mirënjohjen “Ora e Presidentit”. Në vitin 1958 ka mbrojur disertacionin e doktoratës me temën: “Zhvillimi historik i formës gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë” Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. “Siq e dini për një kohë të gjatë isha kryetar i Parlamentit të Kosovës, cka për mua ishte privilegjë jo vetëm për besimin e popullit, por edhe për atë se mu dha rasti t’i kontrbuoj vendit tim për cka kishim punuar me vite të tëra..”, thotë fillimisht në intervistën e akademik Idriz Ajetit (nga Medvegja) dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”  i cili edhe pse në moshën 94 vjeqare ai është vital dhe vazhdon t’i kotribuoj në Prishtinë gjuhës shqipe, kombit tonë. intervistën e zhvilluam në kabinetin e tij të Akademinë e Shkenca në kryeqendrënPZe  Republikës së Kosovës.

 

 

AKADEMIKU NGA MEDVEGJA PROF.DR.IDRIZ AJETI PËR 95 VJEC, 95 VEPRA GJUHËSORE. LETARE DHE SHKENCORE

Fillimisht z.akademik cfarë mund të na thoni për jetën e juaj, megjithse ne dime mjaft për ju, keni një autbiografi të pasur, por megjithë kemi dëshirë ta dëgjojmë nga goja e juaj dhe të na thoni për lexusit, vizitorët e agjencisë informative “Presheva Jonë” ?

Akademik AJETI: Po, fillimisht unë ju përgëzoje për punën dhe misonin e agjencisë së juaj informative “Presherva Jonë” në Kosovën Lindore. Thonë se mjekët me profesionin e tyre bëjnë një mision humanitar, po ju gazretarët dhe agjencia juaj po bënë një mision më shumë se humanitar, po bënë një mison dhe kontribut të madh kombëtar si në Preshevë ashtu edhe në Gjenevë prej nga veproni në sensibilizimin ecëshjes shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë por edhe asaj mbarëshquptare në arenën ndërkombëtare. Siq e dini ju, unë jam lindur në Topalë të Kosovës Lindore. Shkollën fillore e kam mbaruar  në Banjën e Sijarinës më 1930, ndërsa atë  mesmen e në Shkup më 1938, kur në atë kohë Serbia dëbonte shqiptarët nga trojet e tyre etnike në d rejtim të Kosovës apo Shqipërisë, por një pjesëse e madhe nga ky presion detyrohej të shpëngulen në Turqi.  Dhe pas Prishjes së Jugosllavisë së atëhershme në vitn 1941 Kosova i takoi Shqipërisë, gjë krejt normale qka na lidhte jo vetëm gjuha dhe falmuri por edhe doket, tradita, kultura.  Këtu po ndalem pak tek kjo shkolla e mesme në Shkup e cila njihej si Medresja e Madhe. Quhej Medrese e Madhe (e mbretit e hapur 1925) por nuk mësohej vetëm për fe…por edhe profile të shkencave tjera. ku kishte studentë nga Kosova dhe viset tjera, ku një numër i konsiderueshëm ishte edhe nga Lugina e Preshevës.  Këtu në Shkup për tetë vjet mësova pos për fe edhepër shkencat natyrore po ashtu pastaj dhe për matematikë, kemi mesuar edhe gjuhë të huaja si gjermanisht, frengjisht , latinisht etj..Pasi diplomuam, nga kjo Medrese nja 2-3 vetë i mësyem studimet në Zagreb, ku mua më interesonte lingustiki Petar Skok. Pastaj për pak kohë kam qëndruar edhe në Padovë të Italisë, ku më intersonte gjuha. Po atë vit kasha  regjistruaar në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – Degën e romanistikës. Ku mbarova fakultetin menjëherë pas luftës (1949)  në Fakultetin e Filozofisë. Që atëherë e deri në vitin 1953, me cilësi profesori të gjuhës shqipe kam shërbyer  në gjimnazin e Prishtinës dhe deri në vtitin 1963 me cilësi lektori dhe jepja mësim mësim në Fakultetin Albanologjik në Beograd. Në vitin 1958 kam mbrojur disertacionin e doktoratës me temën: “Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë”

 

 

z.Profesor Ajeti  gati një shekull jetë dhe mës shumë se një gjysmëm shekulli punë intensive gjuhësore, kulutrore dhe shkencore si professor dhe albanolog i ojnhur ne vend dhe jashtë mund të na thoni dic më tepër për aktivitet dhe krijimatrinë e juaj letrare. Jeni i kËaqur sot me gjuhën e  njësuar ndër shqiptarët në Gadishullij Ilir ?

Akademik AJETI:  Po patjetër do përpiqen t’ju përshrkuaj me pak fjalë nga krijimtaria ime shkencore dhe kuilturore nëse memorja nuk më tardhton pas 94 vjetëve (qeshet akademik Ajeti, shën.ynë) Siq e dini për një kohë të gjatë kam qenë rektor i Universitetit të Prishtinës dhe njëkohësisht kryetar i Parlamentit të Kosovës, cka ishte privlegjë për mua jo vetëm për besimine popullit, por edhe për atë se mu dha arsti t’i kontrbuoj vendit tim për cka kishim punuar me vite të tëra. Jam autor i shumë studimeve dhe veprave nga fusha e albanologjisë cka edhe sot e kësaj dite lexoj, punojë këtu siq po më shifni në zyrën time në Akademinë e Shkenca të Kosovës në Prishtinë. Hetimi i dialekteve nga pikëpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe më në fund studimi i marrëdhënieve të shojshoqme shqiptare-serbe ishin prioritet im nga fusha ime e studimit. Padyshim ja marru dhe merrem ende  me çështje të gjuhës së sotme shqipe. Pastaj isha iniciator dhe hartues i plaprogrameve dhe teksteve shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shipe në vedin tone dhe jashtë. Si hap i parë i angazhimit tone dolëm me revistne  shkencore “Gjurmime albanologjike” (1962) e më pastaj nga viti 1974 nisëm organizimin e  Seminareve të i Kulturës dhe gjuhës Shqiptare nergut për albanologë të vendeve të ndryshme të botës. Sa i përket gjuhës së njësuar shqipe jam i kënaqur me evoulimin e këtij procesi kombëtar sot në gadishullin Ilirik, për cka unë dhe kolegët e mi nga Kosova dhe Shqipëria  kemi luftuar për një gjë të tillë me vite të tëra dhe ja sot kombi ynë ka gjuhën e vetë, gjuhën e njësuar shqipe. Gjuha, në ket rast shqipja si mjet të shprehurit është  dicka më shumë se mjet komuinikimi, është një sdimbol dhe indetifikues i popujve autokton ku shtrihet ata. Dhe gjoegrafikisht aty ku i thonë bukës – bukë e ujit –ujë, ato janë toka shqiptare, pra aty është Shqipëri!  Sot, për shmbull gjuha fringe flitet në disa shtetev në Evropë. Përveq në Francë, gjuha frënge sot flitet në Belgjikë, në Zvicër etj…Edhe shqipja ka të njetjin fat ku sot flitet në disa shtete si në  Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi, Greqi ..Por dallimi mes atyre vendeve frakofone dhe albanofone është se të parat janë ndarë me dëshirë dhe flasin gjuhën frënge me dëshirë..Ndërsa gjuha jonë edhe pse flitet dhe shkruhet në gjitha trojet etnike, ne shqiptarët jemi të ndarë padrjetësisht dhe kundër vullnetit tonë.  Kështu ngjet edhe me gjuhën  gjermane që flitet në tri katër shtete.

 

 

NGA KOHA E “KRALIT” EDHE SOT SYNIMET E SERBISË JANË TA ZBRAZIN KOSOVËN LINDORE NGA SHQIPTARËT, E CILA VEQ KA FILLUAR ME MEDVEGJËN…


Z.Ajeti, përmendët për Luginën e  Preshevës Kosovë Lindore cka pajtohem me ju. A mund të quhet Kosovë Lindore nëse aty një ditë nuk do të ketë shqiptarë, apo dëbimi i tyre po vazhdon dhe vendbanimet shqiptare po zbrazen, siq është rasti i Medvegjës së juaj, largim kyqoftë me dhunë apo duke zbatuar politika  diskiminuese si në punësmi, ashtu edhe në arsim superior etj…me qëllim të mbylljes së gjitha rrugëve të perspektivës, duke imponuar dhe nxitur largimin e shqiptarëve nga trojet etyre etnike dhe cili do të ishte mesazhi juaj drejtuar rinisë, shqiptarëve të Kosovës Lidnore ?

Akademik AJETI: Natyrisht se nuk mund tëquhet Kosovë Lindore. Ju a nuk po e shfni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, Kosovën edhe pas kaptulimit ende vazhdon ta quaj Serbi ?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës dikund po i realizon me sukses e dikund po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve  e kanë lëshuar  vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre. Këtu kisha pasur dëshirë të përkujtoj se, qysh nga koha e luftës 1941-‘45, ashtu edhe në kohën e sundimit të Milosheviqit, shqiptarët e komunës së Medvegjës, nga më pak se dhjetë katunde, zunë, herë më pak e herë më shumë, të lëvizin, të luajnë nga vendi stërgjyshor pos në Kosovë sot edhe në drejtime të ndryshme. Prandaj, mesazhi im do të ishte që mundësisht popullata, sidomos rinia jonë t’mos levizin nga trojet e tyre etnike. Në këtë drejtim mund të kontribuojnë me shumë edhe partitë politike dhe inteletlekualët në Medvegjkë dhe në mbarë Luginen e Preshevës. Rina mund të lëviz për të kërkuar punë apo studiuar, por asesi t’i kthjenë shpindën përgjithmonë vendlidjen dhe t’mos e harrojë atë, të kthehen aty ku kanë lindur ata dhe të parët e tyre. Ne dhe askund nuk ka të drejtë apo mund ta detyrojë dikë  t ‘mos levizin nga vendi kur ai eshte i kërcnuar apo ushtrohet dhunë serike mbi ta, sepse ne bile sot që jemi në Kosovë e dimë mire se Serbia të vetmën armë, për spastirme etnike e përdor mjetet e dhunës, provokimet dhe diskirminimin të cilat do të nxisnin shpërnguljet e imponuara sepse askush sot nuk ka dëshirë ta leshojë vendlidjen pa pasur ndonjë hall të madh.  Fundja edhe shqiptarët, sikur t’mos jenë të diskriminuar apo sikur t’i kishin kushtet sikur serbët në Medvegjë apo Nish sigurisht nuk do ta braktisnin vendin e tyre.

SHPËRNDAJE