Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi i shoqëruar nga një delegacion i lartë i FSK-së, realizoi një vizitë zyrtare katër ditore në Turqi. Gjeneral Selimi me këtë rast zhvilloj disa takime shumë të rëndësishme me përfaqësues të Ushtrisë Turke.

Gjatë ditës së parë të vizitës së komandantit të FSK-së, u prit nga shefi i Shtabit të Ushtrisë Turke, gjeneral (me katër yje) Aslan Gunter dhe zëvendës Shefi i Ushtrisë të Turqisë gjeneral Isik Kosaner. Në këto takime (të karakterit të lartë ushtarak), u shpreh gatishmëria e mëtejme e Ushtrisë Turke për ngritjen dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me standardet më të larta Euroatlantike.

Gjithashtu gjatë këtyre takimeve u shpreh gatishmëria e dyanshme për identifikimin e fushave konkrete të bashkëpunimit të mëtejmë. Po këtë ditë, gjenerallejtënant Sylejman Selimi vizitoi edhe spitalin Ushtarak, në Ankara, ku u prit nga Komandanti i Spitalit Ushtarak gjenerallejtënant Orhan Akbas. Ditën dytë dhe të tretë gjeneral Selimi zhvilloj edhe dy takime të ndara zyrtare, me komandantin e korpusit të IV-të, gjenerallejtënant Yasar Guler dhe me komandantin e krahut të Ushtrisë së Egjeut gjeneral Nysret Tasdeler.

Në ditën e fundit të vizitës, gjeneral Selimi vizitoj fabrikën e prodhimeve ushtarake; mjeteve të blinduara, ku u njoftua nga afër me veçoritë teknike të avancuara të këtyre produkteve ushtarake shumë të sofistikuara. Këto takime shumë të rëndësishme, më personalitetet me të larta ushtarake të Ushtrisë Turke, vijnë pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Turqisë.

Shteti Turk, në këtë rast, krerët e Ushtrisë Turke, kanë hapur mundësi të shumta për ta ndihmuar Forcën e Sigurisë të Kosovës, në aspektin e ngritjes profesionale dhe furnizimin me pajisje teknike.

SHPËRNDAJE