Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha u ndal edhe në rritjen e komunikimit të shqiptarëve me çmime më të ulëta në rajon, që sipas tij mesatarja po shkon drejt dy telefonave për person dhe kjo është një arritje e madhe, ndërkohë që telefonia mobilie në Shqipëri është rritur me 184% nga 140% që ishte vitin e kaluar. Kjo erdhi pas shqetësimit të shprehur të qeverisë për çmimet e larta me të cilat ëprballej qytetari shqiptar.

“Dy vite më parë ne shprehëm shqetësimin tonë serioz për çmimet e larta me të cilat përballej qytetari shqiptar në komunikim, çmime këkto që ishin më të larta se të rajonit megjithë uljen progresive që kishin pësuar që nga 2005 deri në2010, prapseprapë ato ulje të rëndësishme nuk ishin përgjigje e merituar, ndërsa dje enti rregullator informoi se shqiptarët sot flasin komunikojnë më shumë se çdo komb tjetër në rajon”, u shpreh Berisha.

Ndërkaq kryeministri Berisha theksoi se synim i qeverisë së tij mbetet rritja e sasisë së internetit me një çmim të ulët.

“Ne synojmë dhe shumë shpejt do e bëjmë realitet për t’u ofruar shqiptarëve internetin me çmimet më të ulëta në Evropë. Ky është një tjetër zotim i yni për Shqipërinë në moshën digjitale”, deklaroi kryeministri Berisha.

Më tej ai shtoi se: “Universi i botës virtuale po ecën me shpejtësinë më të madhe ndaj edhe theksoj këtu se Posta shqiptare do të konkretizojë së shpejti kontraktimin e sasive të internetiti që u nevojitet shqiptarëve dhe do t’ua ofrojë atë kompanive të tjera dhe vetë me çmimet më të ulëta që ekzistojnë”, tha ai.

SHPËRNDAJE