Strasburg: vetëm 8 kundër, ndërsa 169 vota pro miratimit të rezolutës për raportin e Dick Marty

Ashtu siq kishim pralajmëruar fiks në orën 16 sot në orët e pasiditës Asambleja e Këshillit të Evropës mes seli në Stasburg  miratoi me shumicë votash drafrezolutën e propozuar në bazë të raportit të Dik Martit. Gjatë shqyrtimit të kësaj rezolute, delegacioni shqiptar në krye me Ilir Rusmajli paraqiti një sër krtikash dhe amandmane të cilat u refuzuan me shumicë nga anëtarë e Asamblesë së Këshillit të Evropës. I vetmi amandaman që u pranua ishte ndryshimi i emrit të rezolutës.

Strasburg 25 janar / IK-Presheva Jonë (n.m)

Starsburg: vetëm 8 ishn kundër, ndërsa 169 vota ishin pro miratimit të rezolutës për rpaortin e Dick Marty

Sot paradite ne sesion parlamentar u mbajt raporti i Dick Marty-t , i cli me pas u shoqërua me diskutime te parlamentareve, te cilat do te vazhdonin edhe pasdite. Në përgjithësi nga parlamentaret u mbështet rezoluta dhe kërkua hetim për raportin. Në fjalimet e parlamentareve te delegacionit shqiptar, te cilit iu bashkua edhe parlamentarja shqiptare nga Maqedonia Ermira Mehmeti Devaja, u kërkua hetim, duke nënvizuar faktin se do te ishte e mjaftueshme qe te pranoheshin 17 amendamentet e Shqipërisë dhe rezoluta te mbetej vetëm ne atë pike, te hetimit.

Ne fjalën e tij Shpëtim Idrizi deputet nga Shqipëria tha se “do të deshte qe beteja e tij në Këshillin e Evropës te kishte të bënte me paqen”. Me tutje ai nënvizoi se « Raporti i Martit është pa asnjë provë: DiK Marty nuk është as prokuror dhe as Dan Brawn. Unë nuk jam dakord me këtë raport . Historia është e mbushur me propagande. Dihet se Milosheviqi ka shkaktuar genocid dhe spastrim etnik ne Kosove, dhe se është Milosheviqi ai qe i ka ndëshkuar shqiptaret ». Dihet mire fakti vazhdoi me tutje Idrizi se « Kosova ka 12 vjet qe monitorohet nga institucionet ndërkombëtare dhe faktori ndërkombëtar ». Ne jemi gati per hetim. Pastaj ai kujtoi se ne Këshillin e Evropës kishin mbërritur një peticion me 250 firma te shqiptareve te cilat janë kundër raportit te Dick Marty-t.

Znj. Ermira Mehmeti Devaja, deputetja shqiptare e Maqedonisë tha se “raporti nuk është vetëm për ne që jemi këtu, por edhe për lexuesit e tij jashtë. Dhe sa iu përket lexuesve në terren ,mund të them se raporti ka shkaktuar shqetësime të rënda. Dhe pikërisht është fjala për terrenin ku raporti kërkon të bëhen hetimet….”

Ndërrsa për deputeti i PD, Ilir Rusmajli  “Shqipëria i ka ndihmuar institucionet ndërkombëtare në Kosovë dhe Tribunalin e Hagës për t’i bërë të gjitha hetimet që kanë dashur në territorin e Shqipërisë. Raporti i Martit nuk është i shtruar mbi terma të sakta juridike. Që të bëhet i zbatueshëm, duhet që në rezolutë të miratohen amandamentet e propozuara nga delegacioni ynë. Pasdite morën fjalën e tyre edhe zonja Trashani dhe zoti Gjiknuri, ku mbizotëroi fryma e njëjtë përfaqësimit unik të delegacionit shqiptar… Nga qasti në qast pritet tash së fundi edhe një konferncë shytpi me Dick marty.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni