“Unë si sociolog,  mund t’ju argumentoj shkenctarisht se dy termat « lufta » dhe « konflikti » absolutisht në esencë janë të ngjajshëm edhe pse shkruhen ndryshe, por  tek Kosova është fjala për një manipulim të konceptit. Në një luftë ka krime, gjakderdhje, gjenocid etj…Po ashtu në një konlikt ka gjakderdhje, krime, masakra, gjenocid apo forma tjera të dhunës dhe shtypjes… », ka shpjeguar për agjencinë informative “Presheva Jonë” sociolagu i njohur zviceran prof.dr. Jean Ziegler,  funksionar i OKB-së.

 

 

Gjenevë/UNO, 22 qershor

 

Prof.dr. Jean Ziegler, akademik, profesor universitar në Institutin e Lartë të Shkencave Politike dhe Stragjike në Gjenevë është sociolog i njohur në Zvicër dhe në botë. Dr. Ziegler ish-reportues dhe funksionar aktual i OKB-së është një personalitet politik shkrimtar dhe polemist i njohur  në Zvicër . Socialgu i njohur zviceran z. Ziegler është autor i mbi 20 veprave shkencore, sociologjike dhe politike si dhe autor i mbi 300 publikimeve, eseve me tematikë të lamrihsme në mediat zvicerane dhe ato botërore që  në shumë libra dhe shkrime të tija trajton në mënyrë korrekt edhe cështje e Kosovës dhe të shqiptarëve në ballakn.

Por, kesaj radhe në bisedë me profesorin zviceran jemi ndalur vetëm tek dy terma diskutabil në opinonin ballkani, atë të « luftës » dhe « konflikt » për cka shpeh edhe në Kosovë ka pasur dhe ka konfuzione lihdur me (keq) përdorimin e këtyre dy termave..

 

Sociologu i njohur zviceran njohës i mirë i terminologjisë së luftrave alias konflikteve për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » pohon se « termi luftë dhe konflikt nuk ndryshon asgjë, ama asgjë..Pra që të dy janë plotësiht terma indetik me domethënje të ngjajshme. Dhe tjetër send është ajo se dikush në ketë rast me Kosovën tenton të spekulojë me këta dy terma. Unë si sociolog,  mund t’ju argumentoj shkenctarisht se termi luftë dhe konflikt janë indetik, në esencë kanë domethënjen e ngjajshme, por  tek Kosova është fjala për një manipulim të konceptit. Në një luftë ka krime, gjakderdhje, gjenocid etj…Po ashtu në një konlikt ka gjakderdhje, krime, masakra, gjenocid apo forma tjera të dhunës dhe shtypjes… », ka shpjeguar për agjencinë informative “Presheva Jonë” sociolagu i njohur zviceran prof.dr. Jena Ziegler,  funksionar i OKB-së. Pra sipas prof.Ziegler, dy termat « lufta » dhe « konflikti » aboslutisht në esencë janë të ngjajshëm e dhe pse shkruhen ndryshe.

 

 

« Me këtë lojë të ketyre dy fjalëve, duket se Serbia dhe armiqtë e Kosovës kanë diktuar se shqiptarët nuk e kan fort për huji termin konflikt dhe tash, ata mu aty kapen, thirren se në Kosovë nuk pasak pasur luftë por konflikt.. Por, t’ju  them një gjë, sikur shqiptarët e Kosovës të thonin se në Kosovë ka pasur konflikt, sigurisht serbët do të thoshin, jo s’ka pasur konflikt, por ka pasur luftë.. Është intereant të theksohet se vetëm Sebia manipulon me termin « luftë » e « konflikt » që në fakt janë të ngjajshme…» thotë për fund sociologu zviceran dr.Jean Ziegler.

SHPËRNDAJE