Rami Zylfiu: Me fjalë “patriot” e me vepra “tradhëtare” nuk ralozohen synimet tona kombëtare !

Inerivstë me z.Rami Zylfiun, kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) në Preshevë


Deri sa  të ekëzistojë “liderizmi” dhe “bajraktarizmi” në Luginën e Preshevës do të ekzistojë heterogjenia politika dhe shkurtëpamëse…tha ndër të tjera për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” kryetari i Unionit Demokratik Shqiptarë zotëri Rami Zylfiu

 

Bisedoi: Kushtrim MALIQI

Preshevë, 25 mars /AIK-Presheva Jone

Në anën tjeter shqiptarët e Luginës e kanë platformën e përbashkët nga 2006 e mbi të gjitha Referendumin  e viti 1992. Këto janë dokumente të mjaftueshme për veprim për të gjithë. Sigurisht se këto nuk mund të jetësohen me politikë dyftyresie ,me njërën anë  patriota e në anën tjetër me vepra tradhtare.   Idea per bashkimin gjithë kombtarë për mua është e realizueshme në momentin e integrimeve europiane gjegjësisht kur i tërë Ballkani të integrohet në Unionin Europian atëherë do të humb kuptimi i kufijve gjeografik ,lëvizja e njerëzve ,kapitalit mallit ,ideve nuk do të ketë pengesë .Mendoj se Shqiptarët janë të bashkuar në Europën e Baëshkuar…ka dekalruar ndër tjera z. Rami Zylfiu. lider i UDSH-së në Kosovën Lindore në interistën eksluzive dhnënë Agjencisë informative Kombëtare “Presheva Jonë”

 « Presheva Jonë » : z.Zylfiu,si kryetar i partisë e cila është e shtrirë në tërë Luginën, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si e shihni gjendjen aktuale politike sikurse edhe ekonomike në Kosovën Lindore ?

Rami Zyfiu : Situata politike në Luginë të Preshevës nuk mund të jetë e kënaqshme përderisa të rijnt shqiptare dënohen me dënime të pakuptimta për logjikën e njërëzve normal,në një proces të montuar politik dhe pa kurrfare baze ligjore.Argumentet e prezantuara janë fund e krye të trilluara dhe me dëshmi të dëshmitarëve të paguar. Në shumë ekscese dhe eksplodime të ndodhura në Preshevë sot e kësaj dite nuk janë zbardh dhe as që do të zbardhen nga organet shtetërore,të cilët po të kishin dashtë kaherë do të ishin zbuluar sikur vetë nuk do të ishin të implikuar në këto raste. Në aspektin ekonomik Lugina e Preshevës është krijua një Rajon i paperspektivë dhe ky aspekt është i kushtëzuar me situatën politike,dmth.me mirëqenjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve që jetojnë në Rajon.Kjo situatë ka ndikuar dhe po ndikon në shpërnguljen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit e sidomos pas liberalizimit të vizave në drejtim të shteteve të Unionit Europian dhe kjo shpërngulje është më e theksuar në komunën e Medvegjës dhe nëse vazhdon kështu për një të ardhme të afërt Medvegja do të jetë pa shqiptarë .

 

Tek ne në Preshevë mediat janë ashu siq janë..Lehtë të dihet sa media kemi…sa parti kemi po aq edhe media..


 « Presheva Jonë » z.Zylfiu,jemi mësuar nga e kaluara që në Preshevë sidomos të mbretërojë  të themi kushtimisht një “politikë e zhurmshme” pasi që kushdo që ka qenë në pushtet,ka pasur debate sikur në kuvend ashtu edhe nëpër media. Tash athu gjithëcka është në rregull dhe nuk ka debate apo opozita “po fle” ose ndoshta mungon vëmendja e mediave?

 Rami Zyfiu : Pushteti lokal në Preshevë është me mjaft defekte dhe si i tille ka edhe shumë keqpërdorime të dukshmë që vërehen nga të gjithë qytetarët dhe ato të tjerat që janë mjaft të damshme për të gjithë qytetarët.Shumica në Kuvend është e komponuar me këshilltarë që kanë tradhtue bazën e vetë elektorale dhe si të tillë janë të gatshëm për manipulime të ndryshme vetëm e vetëm që ta shfrytzojnë pozitën për realizimin e qëllimeve të veta.Nga ana tjetër udhëheqësit komunal për të ruajt pozitën e tyre janë të detyruar për kompromise të ndryshme që janë evidente. Ky pushtet ka bërë shkelje të statutit dhe rregullores së Kuvendit për të cilat ne si opozitë së bashku kemi shtrue ankesë në Ministrinë e Pushtetit Lokal në Beograd ,si përgjegjëse për përcjelljen e rrespektimit të akteve normative të pushtetit lokal. Deri tani ende nuk kemi kurrfarë përgigje.Dhe vendimi ynë është që deri sa mos të kemi një përgjegje të tillë nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit.Por vërehet se kuvendi funkcionon duke iu falemderuar koalicionit serb e sidomos përfaqsuesit të radikalëve dhe për këta shumë më mirë është që opozita shqiptare nuk merrë pjesë.  Në anën tjetër mediat në Preshevë dihet si janë.Derisa TV ALDI si medium i pavarur ballafaqohet me probleme për ekzistencë nuk ndihmohet aspak nga buxheti komunal pasi edhe ato mjetet që kanë qenë të parapara nuk iu kanë dhanë sepse nuk po “informojne drejt”.TV Presheva  është medium i pushtetit lokal dhe informimi i tyre është vetem për pozitën. Edhe më herët ka pasur anime në informim por i këtillë nuk ka qenë më parë.Kjo formë e veprimit nuk qon në rrugë të drejt dhe afatgjate.Këtë duhet ta dinë stafi udhëheqës i mediumit në fjalë.   

  
« Presheva Jonë » Kanë filluar mes Kosovës dhe Serbisë ato të cilat dikush po i quan Negociata e dikush Bisedime,mendoni se është bërë gabim që nuk është përfshirë edhe përfaqësuesi nga Presheva në këto bisedime?

Rami Zyfiu : Për mendim timin, pasi këto biseda janë imponuar nga faktori ndërkombtare edhe duhet të zhvillohen.Dhe besoj se shumë cështje të interesit qytetarë do të zgjidhen në një afat të shkurtë.Mendoj së këto biseda kanë për të zgjatë mjaftë e ndoshta edhe nuk do të përfundojnë kurr.  A është dashtë që shqiptarët e Luginës të marrin pjesë apo jo? Kjo është pyetje që vazhdimisht shtrohet. Kemi besim në strukturat politike në Kosovë e sidomos të Qeverisë dhe Delegacionit Kosovar se nuk do të harrohet cështja e Luginës. Ne shpresojmë se në momentin që do të shtrohet cështja e serbëve të veriut do të aktualizohet edhe cështja e shqiptarëve të Luginës. Paralelja me serbët e veriut duhet të ruhet me cdo kusht.A do te vijë deri të kjo mbetet të shifet.   

 

Idea per bashkimin gjithë kombtarë për mua është e realizueshme në momentin e integrimeve europiane

 
« Presheva Jonë » A mendoni se politika e Luginës duhet ta ketë një platformë të përbashkët politike ku do të duheshin të shtroheshin kërkesat e saja nga shteti serb,apo duhet ta kërkojmë Bashkimin me Kosovës?

Rami Zyfiu : Faktori politik në Luginë është mjaft heterogjen dhe vështirë se munden cdo herë ti harmonizojnë qëndrimet e tyre qofshin ato edhe me madhoret e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Dominon liderizmi ,bajrakatarizmi e mbi të gjitha uzurpimi i veprimit të subjektit nga liderët e tyre.  Në anën tjeter shqiptarët e Luginës e kanë platformën e përbashkët nga 2006 e mbi të gjitha Referendumin  e viti 1992. Këto janë dokumente të mjaftueshme për veprim për të gjithë. Sigurisht se këto nuk mund të jetësohen me politikë dyftyresie ,me njërën anë  patriota e në anën tjetër me vepra tradhtare.   Idea per bashkimin gjithë kombtarë për mua është e realizueshme në momentin e integrimeve europiane gjegjësisht kur i tërë Ballkani të integ
rohet në Unionin Europian atëherë do të humb kuptimi i kufijve gjeografik ,lëvizja e njerëzve ,kapitalit mallit ,ideve nuk do të ketë pengesë .Mendoj se Shqiptarët janë të bashkuar në Europën e Baëshkuar.
 

« Presheva Jonë »A mendoni se Lugina e Preshevës deri sot ka mbetur dhe po mbetet peng i proceseve që po zhvillohen në Kosovës?

Rami Zyfiu : Ekziston ky fakt se Lugina është peng i raporteve të Prishtinës dhe Beogradit.Dhe përderisa ato raporte të mos relaksohen me veprime konkrete Lugina do të jetë zorrë qorrë, për jetë dhe veprim. Shpresoj se bisedat e filluara do të ndikojnë në shkrirjen e këtyre raporteve.

 

« Presheva Jonë »Për fund,partia juaj është pjesë përbërëse e Këshillit Nacional i cili po vepron në Luginë,si po  ju ecin punët aty,keni konkretizuar ndonjë projekt konkret,në arsim,kultur apo…?

Rami Zyfiu : Subjekti i ynë ,vertet është pjesë përbërëse e KN ,dhe e kemi përkrahë që nga fillimi pasi mendojmë se gjithmonë duhet të veprojmë në kuadër të dispozitave ligjore për të realizue atë që na takon. Ende është fillim e për ne, pasi ende nuk jemi aktivizue në këtë organ dhe në komisione për lamit e caktuara nuk mund të them për ndonjë rezultat konkret,por sigurisht se ato do të pasojnë më vonë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni