R.Carlos: Neymar duhet të shkojë te Reali


Trajneri i ri i Anzhit, Roberto Carlos ka thënë se javën e kaluar ai ka biseduar me talentin e Santosit, Neymar të cilit i ka thënë të transferohet te skuadra mbretërore, Real Madridi.
 

“Unë jam takuar me Neymarin javën e kaluar dhe i kam thënë të bashkohet te Real Madridi”.

“Sidoqoftë, ai është yll në Brazil dhe askush nuk e dëshiron largimin e tij”, tha Roberto Carlos për të përditshmen spanjolle Marca.

Sipas shtypit spanjoll Neymar ka arritur një marrëveshje me Real Madridin dhe në janar ai do të transferohet tek ekipi i Los Blancos


1 Komente

  1. Fisnik Mustafa, January 17, 2012:

    edhe me shku nuk mun me ndimu qaq shum per me mujt barçen ani me mar barça ket aj pa kto pe mun e me ket ohhoohoh

Komentoni