PK ka arrestuar një “Naser Kelmend”. Ministri Rexhepi për “Tanjug”: jo nuk është arrestuar

Por, Policia e Kosovës zyrtarisht ka mohuar se biznesmeni kosovar është arrestuar. “Jo, nuk është arrestuar”, tha për Express, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar të enjten Naser kelmendin, i cili konsiderohet si njëri prej bosëve të drogës në Ballkan dhe Evropë.

Policia e Kosovës ka ndaluar një person që ka përngja

 

rë me Naser Kelmendin. Pas verifikimit se nuk është ai, Policia e ka liruar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se Kelmendi nuk është arrestuar. Ai nuk ka mundur të flasë nëse Policia ka arrestuar një person tjetër gabimisht. Ndërkohë urdhëarrest ndërkombëtar, që është lëshuar nga Bosnja dhe Hercegovina për Naser Kelmendin.

Një zyrtar policor i afërt me procesin ka thënë se Kelmendi tashmë është fshehur dhe se Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të tij.

I shoqëruar nga shumë forca Kelmendi është sjellë në stacionin “Qendra” në Prishtinë rreth orës 19 e 30, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” duke ju referuar burime të “Kohës Ditore, ku polcia i knaë konfirmuar se  “Kelmendi është arrestuar në Pejë dhe është shoqëruar në Prishtinë, ku është marrë në pyetje disa orë…”

Ai i ka thënë policisë së nuk është Naser Kelmendi, duke u përpjekur ta fsheh identitetin.

“Sapo është sjellë në stacion ka mohuar se është Naser Kelmendi. Duke thënë se kanë arrestuar njeriun e gabuar. Por Policia e di fare mirë se kë ka arrestuar”, ka thënë një zyrtarë policorë në kushte anonimiteti


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni