PILOTI JAMES BERISHA: Më arrestoi regjimi i Eritreas se dyshonin se jam agjent i CIA-s

EKSKLUZIVE: Albana AZIZI, gazetarja e agjencisë “Presheva Jonë” interviston pilotin shqiptaro-amerikan James  BERISHA

 

„Për lirimin e tij nga burgjet e Eritreas falanderoj pa masë zv.kryeminstrin e Republikës së Kosovës z.Behxhet Pacolli por edhe gjithë tjerët që ishin të angazhuar në këtë drejtim, përfshirë këtu edhe agjencinë informative « Presheva Jonë » sidomos reagimin e pilotëve shqiptare nga Presheva dhe Kosova në interpol…“ thotë piloti James Berisha në intervistën me Albana Azizin gazetaren e agjencisë informative kombëtare  „Presheva jonë“.  Duke folur për helikopterin e Preshevës i cili eshte në përfundim e  sipër për aterim, piloti Berisha tha në vazhdim se Mua më vjen shumë mirë kur kam degjura se një i ri shiptar nga  Preshevë po ndërtuaka një helikopter me duar të veta. Dhe jam i bindur se edhe ne si popull kemi kapacitet që të avancojmë e të kemi sukese përpara. Unë i uroj suksese kolegut  tim Qani Lutfiut nga Presheva dhe nëse ka vullnet jam i bindur që do të ketë sukses e ti tregoj botës se edhe ne kemi kapacitet për të bërë gjëra të mëdha e të bukura…. »

 

 

Lausanne, 31 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Piloti dhe lobuesi i pamavrësisë së Kosovës kapiten James Berisha ka njoftuar « Presheva jonë » rreth vështërsive dhe vuajtjet që kishte përjetuar  në burgun e Eritreas. Lirimin e  tij ai e ka vlerësuar si « lindje për së dyti » i cili pas një pushimi që ka nevojë ai, sërish do të nisë lobimin për pavarësinë e Kosovës edhe ate nga Egjipti dhe Sudan..  mu nga aty  ku edhe  e kishte ndërprerë misionin e tij pas defektit që kishte ai me aeroplanin e tij.

Për lirimin e tij nga burgjet e Eritreas ai ka falanderuar pa masë zv.kryeminstrin e Republikës së Kosovës z.Behxhet Pacolli por edhe gjithë tjerët që ishin të angazhuar në këtë drejtim, përfshirë këtu edhe agjencinë informative « Presheva Jonë » sidomos reagimin e pilotëve shqiptare nga Presheva dhe Kosova në interpol. Për një kontribut të tillë ka falenderuar edhe kongresistin shqiptaro-amerikan Eliot Engell. Duke folur pë rolin e mediave, piloti shiptaro-amerikan James Berisha ka  vlerësuar lart misionin  dhe punën e informimit të agjencisë « Presheva Jonë » nga një orgnaiaztë  botërore nga OKB,  e cila qendër mediale  ka bërë dhe po bën mjaft në sensibilizimin e cështjes së Kosovës, Luginës së Preshvës dhe mbarë asaj shqiptare në arenën ndërkombëtare…

 

 

 Presheva Jonë: z.Berisha,përpos familjes tuaj edhe gjithë shqiptarët kudo që janë kanë qenë të lumtur me të dëgjuar lajmin se ju u liruar,ju si e keni ndier veten dhe për cfarë ju mabjtën aty kaq gjatë ?

 

PILOTI JAMES BERISHA: Ditëlindja ime normalisht është me 22 janar, por tash e tutje mendoj se si datë të lindjes duhet ta konsideroj 18 Janarin sepse ajo ishte dita më e vlefshme e jetës time, pas lirimit nga burgu i Eritreas (Afrikë) ku qëndrova 154 ditë dhe gjatë gjithë kohës nuk e kam menduar se do të kthehem i gjallë në shtetin  tim,dhe për këtë 18 Janarin e konsideroj si ditë tepër të rëndësishme për mua pasi që jam kthyer gjallë në trojet shqiptare. Unë mund tju them se një ditë në qelit e burgut të Afrikës të shëndërrohet sa një vitë në liri.

Për cka më mbajtën, thjesht se ai ishte nje vend diktatorial dhe më kanë akuzuar si spiun i CIA-s. Nuk kam mundur të informohem në burg, sepse nuk kemi pasur radio.

 

Presheva Jonë: Të kujtë janë meritat që ju kemi sot këtu në mesin tonë ?

 

PILOTI JAMES BERISHA:  Unë deri më tani nuk ia kam ditur vleftën se sa e meriton z.Behxhet Pacolli, ai njeri ka aq shumë kapacitet,e njeh botën aq shumë sa që rrespekti i tij shtrihet në tërë botën. Ka qenë i vetmi njeri i cili ka disponuar me kapacitetet për të më sjell mua në shtëpi,pasi që kisha mundur që atje të mbes për 10,20,30,50 vite atje dhe të mos dihesha që jam i gjallë. Unë gjithashtu falmederoj të gjithë të tjerët të cilët kanë kontribuar në lirimin tim,gjithashtu edhe drejtorin  e agjencise së juaj „Presheva jonë“ personalishtë që jeni interesuar dhe angazhuar përmes Interpol-it-in për rastin tim, i falmederoj ambasadat tona të Kosovës e Shqipërisë nëpër botë,ministritë e punëve të jashtme të Kosovës e Shqiprisë, i falemnderoj edhe SHBA-të, falemderoj popullin dhe familjen time dhe të gjithë ata të cilët kanë krijuar presion sado i vogël të jetë ai në të mirë të asaj që unë sot të jem i lirë.

 

Presheva Jonë: z.Berisha tash që jeni liruar,a mendoni që të vazhdoni rrugën tuaj për lobim,apo pas kësaj që ju ka ndodhur do të tërhiqeni ?

 

PILOTI JAMES BERISHA: Unë për veti deri sot për tri vite me rradhë e kam krijuar një far personaliteti megjithë se kam hasur në shumë probleme byrrokratike, financiare,  probleme shëndetësore e jetësore. Unë prap do të vazhdojë të punoj për vendin timë në mënyrë që sa më shumë vendet tona të hecin përpara dhe mos të ndalojnë asnjëherë. Unë sërish do të nisë lobimin për pavarësinë e Kosovës edhe ate nga Egjipti dhe Sudan..

 

 

Presheva Jonë: Si ju kanë trajtuar në burgun e Eritreas kishit me ngranë a me pi sa duhet, gjumin e bënit gjumë a jo  ?

 

PILOTI JAMES BERISHA:  Ishte tmerr i madh. Te shkosh dikund në pushime mbi pesë muaj janë shumë, tepër  e t’mos flasim i mbyllur në terr në një dhome 30 me 50 pëllëmbë për rreth 200 ditë njeriu po bëhej të fliste vetmevete..Aty jo që nuk kishe vizita nga familjarët, por edhe kushtet e nje te burgosuri ishin jashte normales, sikur sjelljet e personelit ashtu edhe ushqimi ishte katastrofal…Unë me veti i kam marrë disa copa (pëlhurë) një material i thurrur shumë e hollë të cilin e kam pasur shtrat. Kanë qenë netë shumë të vështira,të ftohta ku jam munduar disi të mbulohem me atë lloj hastre që ta ndaja në dy pjesë njërën për dysheme e tjetrën për tu mbuluar, nuk kam munduar asnjë natë të bëjë gjumë të rehatshem,më dhimbnin edhe eshtrat e trupit, më dilte  gjumi cdo 2-3 orë, shkur e thjeshtë ka qenë një traumatizim psikologjikë. Po që se unë do të isha ushqyer me ushqim te burgut ju garantoj se sot nuk do të isha këtu pasi që ose do të i kisha shkatërruar të gjitha organet ose do të isha helmuar dhe vdekur për një kohë të shkurtër, kam pasur fatin dhe i falemderoj të gjitha nënëat e të burgosurve të tjerë të me të cilët kam qenë në të njejtin burg të cilat më kanë sjellur cdo ditë nga dy herë në ditë ushqim, drekë dhe darkë. Nuk mund të gënjej,nuk kam pasur maltretime fizike,siguria nacionale e atij shteti të burgosurit nëpër burgje i mbajnë sikur bagëtit, nuk ke të drejtë të dalësh para avokatit, para gjyqit, e kam pasur të ndaluar të kontaktoj me familjen që ti tregoj atyre që unë jam gjallë, ekzistoj dikund. Në ditët e para nuk kam pasur edhe orë, nuk e kam ditur se sa është ora. Burgu ne fjalë ishte nen konrol jo të një shteti normal por të një shteti i drejtuar nga mafia, banda dhe grupe kriminale. Aty s’kishte ligj. Aty ligjin e bënte banditi me qizme dhe dajaku. Aty madje nuk dihej as kur ishte nata e kur dita. Në këtë vend afrikan diktatorial gjithëcka ishte nën diktaturë, nën kontroll, ku të vetmit gjelat nuk kishin kontrollë dhe po këndonin kur po ju tekej.. n’pikë të nates, n’pike te drekes.. apo pas darke e në oren dy të natës..Dhe shpesh, kur kendonte ky gjel “demokrat” më dilte gjumë dhe unë duke menduar sikur tek ne, se u bë mengjes, pritë se po zbardhet, pritë se po zbradhet me ague dita..s’ka..aty shkonte edhe ma tepër duke u terruar (?!) dhe keshtu netet më bëheshin një qind vjet dhe shkonin  ashtu me një frikë e terrror psikologjik, ku nuk dihej se kur eshte mbrëmja, nata  e as mengjesi..

 

 

Presheva Jonë: Ju nuk keni qenë deri sot në Preshevë, qka mendoni për atë pjesë të banuar me shqiptarë ?

 

PILOTI JAMES BERISHA:  Unë mendoj se trojet shqiptare duhet të bashkohen dhe ky është realiteti qka unë e mendoj, nuk mund ta flas një gjë nëse unë vërtet nuk e dëshiroj por një gjë të tillë do ta ketë në dorë vetëm populli i cili së shpejti do ta gjejë forcën dhe ti bashkohet trupit të madhë të kombit tonë, unë e di që është delikate por të ardhmen e kombit tim e shof të bashkuara pjesë të cilat i takojnë të Maqedonisë, Malit të Zi, Camërisë, Luginës së Preshevës, Kosovës që të jenë një dhe të bashkuara. Ne si popull nëse punojmë në atë drejtim dhe nuk ndalojmë së menduar atë, kjo është e mundur. Ky është mendimi im personal. Edhe agjencia juaj “Presheva Jonë” ka qenë pjesë e misionit tim që nga dita e parë, dhe për këtë ju falemderoj juve jashtëzakonisht për gjithqka që keni bërë për mu. Prandaj, edhe me krenari do ta mbaje në tokë e qiellë ekt maic me mbihskrimin e  « Presheva Jonë »  që ka domethënjen  e vetë dhe vlerëson ma shume se sa vetë kjo maicë.

 

 

PILOTI JAMES BERISHA: Kam deshirë të marr pjesë në promovimin e helikopterit në Preshevë

Presheva Jonë: Ku do të vazhdoj lobi juaj ?

 

PILOTI JAMES BERISHA: Momentalishtë na kanë mbetur Libia dhe Egjipti,tani për tani aeroplanin e kemi në Sudan ku duhet që të rregullohet dhe do të vazhdoj në këto dy shtete që na kanë mbetur,e pas kësaj misioni im po përfundon me premtimin të cilin ia kam dhënë popullit.

 

Presheva Jonë: Keni dëgjuar se në Presheva po ndërtohet helikopteri i parë nga duar e një njeriu të vetëm, si e keni pritur këtë lajm ?


PILOTI JAMES BERISHA:  Mua më vjen shumë mirë kur kam degjura se nje i ri shqiptare në Preshevë po ndërtuaka një helikopter me duar të veta. Dhe jam i bindur se edhe ne si popull kemi kapacitet që të avancojmë e të kemi sukese përpara. Unë i uroj suksese kolegut  tim Qani Lutfiut nga Presheva dhe nëse ka vullnet jam i bindur që do të ketë sukses e ti tregoj botës se edhe ne kemi kapacitet për të bërë gjëra të mëdha e të bukura. Per fund juve Albana nga agjencia « Presheva Jonë » ju urojmë nga zemra  suksese sdomos, në sferën e muzikës, për albumin e fundit duke ju dëshiruar suksese te duarnduarta në karrieren e këngës dhe muzikës që edhe ne të kemi nesër nje Biynce shqiptare.


4 Komente

  1. gresa, February 2, 2012:

    Urimet me te perzemerta per lirimin tuaj zotri James Berisha, ALLAHU ju shperbleft per mundimin dhe vuajtjet e juaja,ne jemi krenar per qendrimin e juaj burreror ne at burg famekeq ,eshte kenaqsi e madhe per neve qe ju kethyat se pari familjes e pastaj krejt shqiptarise shendosh e mire. E gezofshi lirine,

  2. Ali, February 2, 2012:

    Dalsh gjithmon faqe bardh zoteri Berisha. Po kjo gazetarja Albana e di qe eshte kengetare me ze kanarine

  3. Edvin, February 7, 2012:

    Une kisha me thene qe z. Qani Lutfiu nuk eshte kolegu juaj sepse ai nuk eshte pilot, por eshte projektant i Helikopterit dhe qe e maron. Piloti qe e nis ate Helikopter eshte dikush tjeter…

  4. qani, February 8, 2012:

    pike spari ju pershendet qani lutfiu nga presheva na vjene shum mire ci iliru pi burgu fam keqe kin pas gezim te madha per lajmine qi iliru ga burgu na si qytetare i presheves na personalishte llogaritmi ty si njeri te madhe shum te falimiderojm ty per kometet qi iki shkru per mu naki dhone shum fullnet per kete projekte qi jena tu e bo kame deshire met vizitu pore na falimederojm familja rishte.

Komentoni