Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?

Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Çdo mëngjes, gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë nipi e pyeti gjyshin: ‘Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?’

Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua nipit:
‘Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’a sjell prapë!’ Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta para se të vinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha:
‘Duhet të ecësh pak më shpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet dhe e dërgoi atë përsëri.
Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi. Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur të bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha: ‘Nuk dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet’, dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri.
Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’i tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.
Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët. Me gjysmë fryme tha: ‘E sheh gjysh, është e padobishme’.
Plaku ia ktheu: ‘Shikoje shportën’.
Djaloshi shikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe. Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë. ‘Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë,do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona’.

 


13 Komente

  1. Nana_Jote, December 16, 2011:

    LOL ?!?!?!???
    HAJDE RREN HAJDEEEEEEEEEE PAAAAAAPAKAAAAAAA JU SHKOJ JETA POSHT E HAJT…

  2. gjimi, December 17, 2011:

    jo kur e lexon po vetem kur ja leshon syt te pushon mendja trupi gjdo gje qetsohet,Zoti i udhzoft te gjith nerzit pa dallim feje

  3. Shqiptarija, December 17, 2011:

    Allahu ju shperbleft per ket shkrim shum te bukur.e vertet esht se te qetson dhe te ben me te drej e shum e shum te tjera.

  4. Dani, December 18, 2011:

    Kjo asht fund e krye RRENNNN.Mosu Hani me Fantazia o Popull..

  5. true_fighter, December 18, 2011:

    Allahu ju udhzoft juve qe po thoni rrena por se pari Kurani eshte liber i zbritur nga Zoti per ata qe besojne.Ju qe nuk besoni mundohuni ta largoni perden nga syte dhe veshet qe e keni,dhe filloni ta lexoni Kuranin nese doni te jeni te udhezuar dhe te shpetuar.

  6. kebekos, December 18, 2011:

    Injoranca nuk ka kufij,e tera kjo asht vetem nje bullshiting.

  7. koti gilan, December 19, 2011:

    dani edhe loli kokni qafira tmdhaj tmuslimanve allahi ju udhzoft .

  8. koti gilan, December 19, 2011:

    ti kebekos mshile gojen bal

  9. Lokidi, December 21, 2011:

    Kto prralla jan për fëmij.
    Lexoje ndonji libër shqip të qetson edhe ma tepër.Fanatika pa kryp. Kurani nuk ka ra nga qielli por e kan shkrua njerzitbile as Muhamedi vet jo sepse ka qenë Analfabet.

  10. apple, December 22, 2011:

    Zot udhzoj te pa diturit.

  11. kumanovari, January 2, 2012:

    bismilahi rramane rrahim ky asht libri i vertet kurani ky liber nuk asht st ktyre libri i cili ka zhdryp pi allahut me emrin etij dhe asht i qmushem

  12. Eri, January 10, 2012:

    Si mund te te qetesoje nje liber e nuk e kupton?? cjane keto peralla me mbret??? Nuk e kuptj sesi kurani mund te percjelli dicka qe eshte ne nje gjuhe krejt te huaj, ne nje gjuhe qe ska lidhje aspak me shqiptaret????

  13. mimi, January 15, 2012:

    PO JU QE JENI KUNDER KURANIT JU SJENI MUSLIMAN E AS NJERI PO JU JENI JAHUDI SHKONIE JETONI EM ATO SE DE JA SHIFNI HAJRNIN VETES ZOTI JU DENOF JU QE E PERBUZNI KURANIN QENKENI ME TE VETRET QAFIRA

Komentoni