Simpatizantët e PDK’së kanë nisur festimet nëpër rrugët e qytetit.

para masës ka dalë edhe Kryeministri Hashim Thaçi, i cili njëherësh është Kryetar i PDK’së.

Disa çaste më parë, organizatat joqeveritare, INPO dhe D4D, kanë publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kryetar të Ferizajt.

Sipas tyre, Agim Aliu i PDK’së ka marrë 40.7 përqind të votave, Adem Salihaj i LDK’së 24.1, Faton Topalli i Vetëvendosjes 16 përqind të votave, Naim Ferati i AAK’së ka marrë 10.9, kandidati i AKR ka marrë 4.8, ai i PD’së 2.6, Rrahim Sadiku (i pavarur) 0.5, derisa kandidati i LB Ramadan Emini ka marrë 0.4 përqind të votave.

Këto janë rezultatet të votave të numëruara në 117 qendra të votimeve. Ende nuk janë numëruar 7 qendra, ashtu sikurse nuk janë numëruar as votat me kusht.

PDK shpall fitoren, në balotazh me LDK’në

Kandidati i PDK’së për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se është fitues i zgjedhjeve të sotshme.

Sipas tij, në bazë të rezultateve preliminare ai prin kundrejt rivalit të tij nga LDK’ja, Adem Salihaj.

Pra, në balotazh do të përballet Agim Aliu dhe Adem Salihaj, sipas të dhënave të Shtabit Zgjedhor të PDK’së.

SHPËRNDAJE