Sot prej orës 20:00 në Sallën e Kuvendeve në Komunënë e Preshevës, Partia për Veprim Demokratik mbajti tubimin dhe shpalosin programin e saj qeverisës ku theksuan mos-sukseset e pushtetit të deritanishëm dhe premtuan projekte të shumta për ti realizuar nesër nëse ata vijnë në pushtet.

 

Preshevë,30 Prill/Presheva Jonë

Këshillëtarët e mundshëm të PVD-së të pranishmëve në sallë i shprehën bindjen se të bashkuar kësaj rradhe mund të fitojm dhe ti japim fund kësaj udhëheqje kryekëput të pa përgjegjshme,kësaj udhëheqje që po keqpërdorë dhe ka keqpërdorë me të madhe paran publike,kësaj udhëheqje që tani zgjedhjet erdhën janë në gjendje që të funten edhe në borgj që të bëjnë diqka në mënyrë që të bien në sy të qytetarëve “Por është e kotë,kësaj rradhe qytetarët  e Preshevës do tia japin notën e merituar kësaj udhëhqeje të dobët  (njësh) dhe duke rrethuar numrin 6 do të hapin perspektivën e tyre dhe të fëmijëve të vetë…” tha ndër tjera znj. Ardita Sinani këshilltare e mundshme e PVD-së për zgjedhjet e 6 Majit.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc dhe njëherit kryetarë i komunës së Bujanocit z.Shahip Kamberi.

SHPËRNDAJE