birrRreth 40 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e panikut që ndodhi mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri në “Beer Fest”. Policia ende nuk ka arrestuar personin që ishte shkaktar i gjithë asaj që ndodhi në sheshin “Zahir Pajazit”.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në sheshin “Zahir Pajaziti” është plagosur një 15 vjeçare.

“Ju njoftojme se më datë 29.07.2016 rreth ores 23;00 nga njesite patrolluese është raportuar se në Sheshin ,,Zahir Pajaziti’’ ka pasur të shtena me armë . Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gezhoja”, njofton policia.

Qindra njerëz të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” të cilët kishin dalë në festivalin e birrës, kanë filluar të shpërndahen me shpejtësi. Disa prej tyre janë lënduar dhe alivanosur derisa po iknin me vrap.

Daut Hoxhaj nga Policia e Kosovës, i ka thënë Kp nëpërmjet telefonit se dyshohet që një persona ka gjuajt në armë, ku si rezultat është shkaktuar panik dhe masa ka filluar të largohet, duke lënduar njëri-tjetrin.

“Është me rëndësi që askush nuk është lënduar nga arma e zjarrit por vetëm nga gërvishjet që janë shkaktuar nga ndonjë objekt i mprehtë”, tha ai.

Ai shtoi se ende nuk ka ndonjë informacion nëse është arrestuar personi që ka gjuajtur me armë, apo edhe iu është konfiskuar arma, megjithatë lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Sipas tij, hetimet janë duke vazhduar.

SHPËRNDAJE